Tuesday, January 15, 2008

Opinion/Kritike


Kulturkampf-en dhe Moderacioni
Altin Topi
Alb-Club Qershor 2001

Moderatori eshte nje figure publike, e ne kete atmosfere, kerkon nje perpjekje te ndergjegjeshme te mendjes, per te rikujtuar ne cdo moment, qe fjala 'politike' me perkufizim do te thote ndarje. Fjala 'ndarje' ne vetevete eshte nje cenim, fyerje; te jesh ne favor te nje ndarje do te thote te jesh ne favor te segregimit te njerezve. Figura publike e moderatorit duhet te qendroje mbi te tjeret, per te krijuar ate sensin kaq te domosdoshem te komunitetit, te procesit te qendruarit bashke.


Nje element thelbesor i botes tone mendore eshte sugjerimi qe kemi degjuar shpesh:argumentimi apo mos renia dakord "krijon me shume nxehtesi se drite". Metafora ne kete rast ka vlere me teper te sugjerimit te pasuruar e aspak te mohimit te konceptit te fizikes mbi te cilin eshte mbeshtetur. Nxehtesia eshte i vetmi burim i drites, ashtu si edhe konflikti dialektik i shoqerise, pra me fjale te tjera, nxehtesia dhe konflikti jane burimet e vetme per progres ne shoqeri e shkence. Ne shpesh harrojme kete koncept baze, duke humbur aftesine per te shprehur kete ide thelbesore. E shpesh duke u beri viktime e nje nevoje per kompromis te pajustifikuar, mbizoteron kultura e moderimit dhe arritesit te kompromisit qe kryen funksionet e tij duke punuar ne nje dhome me temperature te kontrolluar 26 grade Celcius, e ku ndricimi eshte qetesues per syrin, por teper i zbehte duke dashur te krijoje nje ambjent te ngrohte e ne dukje teper miqesor.

Fjalen 'i moderuar' e degjon shpesh sot, e po aq shpesh te perdorur me nje sens teper ironik. Ironia perdoret si nje arme helmatisese-qesendise; mund te tingelloje pershembull anekdotikisht ne shprehjen qe e degjojme jo rralle "te moderuarit iraniane". Por, megjithate, per njerezit e "bonsensit", fjala perdoret gjithmone si kompliment. Nje njeri i tille konsiderohet si i pjekur, me staturen e nje lideri modest, e gjithmone vleresohet si nje njeri qe kerkon te sheshoje dallimet e favorizon konsensusin duke e pare ate si nje qellim ne vetevete. Perse Bill Klinton kaloi rrugen? Sepse donte te arrinte ne mesin e saj...

Eshte nje perpjekje e perditeshme te mbrosh veten nga infektimi prej mediokritetit mendor. Mediokriteti mendon: "Perse te mos aprovosh gjithmone per t'ia kaluar mire, perse te mos bashkohesh me shumicen qe i kundervihen atyre qe nuk bejne lojen e shumices, e kane nje stil argumentues e konfrontues. Perse te mos perpiqemi t'i sheshojme kreshtat?"

Te jesh objektiv, te ruash shendetin tend mendor, eshte nje disipline e vertete, duke e ekspozuar gjykimin tend lakuriq karshi syrit kritik, duke qene i pameshirshem ndaj cdo supozimi mbizoterues. Shenje e shendetit te nje shoqerije eshte konkluzioni se: "ka shenja teper inkurajuese te nje polarizimi".


Keshtu miqte e mi le te ndezim debatin, se vetem keshtu mund t'a ndricojme rrugen e mendjen tone. Le te polarizojme pozicionet tona, e keshtu do te jemi ne gjendje te perballemi me situatat, me te verteten. Te heqim dore nga ideja se "mesi i arte" eshte pozicioni me i favorshem. E verteta nuk mund te genjeje, por edhe sikur, une nuk kam dyshimin me te vogel, se do te genjeje diku ne midis.

No comments: