Sunday, January 13, 2008

Rite de Passage

Interviste e Fatos Nanos me Fatos Nanon
Altin Topi
Alb-Club Qershor 2005

Fatos Nano: Korrik, me tre, ne fund-dite, sapo ishin mbyllur qendrat e votimit, kur askush nuk mund te paragjykonte rezultatin e zgjedhjeve, ju shprehet solidaritetin tuaj me cdo shqiptar qe kishte votuar, e ndjeheshit shume i kenaqur, pavarsisht se per ke kishte votuar shumica e shqiptareve.
Fatos Nano: Po, ishte nje shtyse e mistereshme e teizmit tim te fshehte. Ndoshta qelloi, qe ne ate moment, qe me intervistuan, po i kendoja "Te Deum-in" vetes.
Fatos Nano: E vertete. Cfare ndodhi me ty ate moment ?
Fatos Nano: Mu duk vetja i madh, madheshtor, ndoshta vet Zoti. Pastaj,mendova se Fatos Nano do te fitonte.

Fatos Nano: E si ndiheni sot, kur rezultatet sapo kane filluar te shpallen.
Fatos Nano: Me vjen sikur dua te nxjerr, por e kam zbrazur stomakun fare. Keshtu qe nuk kam cfare te nxjerr me.
Fatos Nano: Sic duket te ka dale pija, e sapo te ka rene ne koke fakti, se vertet, po humbet. Ti duhet te behesh burre te pakten nje here.
Fatos Nano: Mund ta thuash ate. Por nuk eshte e lehte te behesh ai lloj burri. Pastaj ndjehem pak edhe i friksuar.
Fatos Nano: I friksuar? Po nga se ?
Fatos Nano: Nga realiteti. Po ja, nga eksperienca ime, e verteta arrin dikur,te kape perseri viktimen e saj. Pavarsisht se mund te kesh qene per te saten here kr/minister i nje vendi, duke pasur mandatin e pupullit.
Fatos Nano: Sikur nuk ndjehesh mire? Cfare ke?
Fatos Nano: Oh jam mire, fare mire. Po se c'me cimbit ketu ne gjoks sa here permend "mandatin e popullit".
Fatos Nano: Kjo eshte shume e vertete. Realiteti gjithmone vonon te te bjere ne koke, por nuk harron asnjehere. I harrove ato shetitje me helikoptere, nuk mund t'i harrosh vizitat turistike zyrtare ne Baharein, brizhin e pokerin ne Monte Carlo e Las Vegas, me pasaporten dipllomatike te kr/ministrit. Perse dhe viston tende per zgjedhje te lira ? Ketu une s'te kuptoj hic fare?!
Fatos Nano: Vlerat morale jane shume te rendesishme per mua.
Fatos Nano: Per cfare vlerash morale po flet, mor burre?
Fatos Nano: Ndershmerine, ta kam llafin.
Fatos Nano: Per ideal! Me vertet e ke ti? Perse mendon ti se Fatos Nanon thote te verteten, me shume se ish-shoket e idealit, qe sot kerkojne t'i marrin karrigen?
Fatos Nano: Ndoshta jo. Por une edhe i dehur te jem, e di se kur jam duke genjyer. Ne kete aspekt, nuk jam specie e zakoneshme politike.
Fatos Nano: Si ? Qysh? Si mund ta dish gjithe kohen, se kur je duke genjyer, sidomos kur je edhe i dehur ?
Fatos: Nano: Naiv. Kjo eshte fare e thjeshte, une genjej gjithe kohen e gjithe njerezit.
Fatos Nano: Po kjo eshte teper e shemtuar, aq me teper per nje kryeminister. A nuk te tingellon vetja pak cinik?
Fatos Nano: Degjo, une po perpiqem te tregohem i sinqerte te paktem kesaj rradhe, e vetem me ty. Kete vit qe kemi 500 vjetorin e lindjes se heroit tone kombetar, te Skenderbeut, une nuk dua te hiqem, si nje Skenderbe i dyte, sic ben kundershtari i im. Te kujtohet Noli: Prite, prite Skenderbene / Po te vjen si pellumb i shkruar/ te shpetoje Memedhene. Kjo nuk eshte aspak frymezuese, te hiqem si i tille.
Fatos Nano: Po c'na dole me nje krahasim te tille tani, e na vure perpara Skenderbene?
Fatos Nano: Po a nuk ishte ai qe sipas historise shpetoi shqiptaret dhe krishterimin nga zhdukja e nga turqit ?
Fatos Nano: Po duke bere kete krahasim me Kastriotin, askush nuk do te pretendoje, qe eshte pikerisht ai, qe do ta fuse Shqiperine ne rrugen e vertete te shpetimit, pra prosperitetit e demokracise europiane.
Skenderbeu nuk pritet te dale se shpejti. Por shumica e votuesve, qe nuk votuan per ty, jane te bindur se vendi eshte futur ne nje qorrsokak monopolistesh e hajdutesh te pacipe. Pra nuk eshte ne drejtimin qe duhet. Per pasoje nuk te shohin ty si nje vazhdimesi me kredibiliet, qe te besojne te ardhmen e tyre me tej
perseri tek ty.
Fatos Nano: Perse ti po sygjeron se shumica e shqiptareve mendojne se vendi ka marre drejtim te gabuar ?
Fatos Nano: Sic po e sheh vet nga rezultati qe po shpallet here pas here. Aq me teper qe edhe "exit polls" te Mjaft-it dhe Zaloshnjes(????) po parashikojne dicka te tille !!!!
Fatos Nano: Eshte me te vertete per tu habitur nga popullariteti qe gezon akoma kundershtari im i betuar.
Fatos Nano: Per ke e ke fjalen?
Fatos Nano: Mire, une e kuptoj qe njerezit akoma e pelqejne ate, sepse deri diku i duket nje fare viktime, e njekohesisht, nje lloj shpetimtari. Por kjo eshte njelloj sikur te vuash nga mostretja e ushqimit, e kapsilliku, e pastaj te vazhdosh t'i futesh prap vetes.
Fatos Nano: Prap cinik ti. A nuk te duket vetja se duke i futur shqiptaren nen ombrellen tende, s'bere gje tjeter vecse, i zevendesove shiun me bresherin.
Fatos Nano: Ku merr vesh ti nga politika, o koqe. Me mua gjithmone, populli shqiptar sido qe te jete puna, me monopole, me hajdute, me korrupsion, perfundimi eshte sic thone amerikanet "win-win situation", pra sido qe te jete, vetem fitore.
Fatos Nano: Si mund ta thuash nje gje te tille? Cfare do te thuash me kete?
Fatos Nano: Nese nuk gabohem, situata ne Shqiperi nuk eshte si 97-ta, "out-of-control". Cdo gje eshte e stabilizuar. Liria e fjales eshte kudo, njerezit thone c'te duan e shajne ke te duan, duke filluar nga une. I ka prekur njeri qimen e flokut. A nuk jemi me mire se 97-ta? Qetesi, rend, etj, pra jemi shume me mire. A nuk ishim ne qe e stabilizuam?
Fatos Nano: Vertet, ju ishit ata qe e stabilizuat dhe e vute "under control". Mos mendon se situata do te destabilizohet pas ketyre zgjedhjeve e fitores demokrate.
Fatos Nano: Une nuk mund te bej parashikime, por nese ndodh do te jete vet populli perseri qe do te thote: "E sheh, cfare i beme vetes. Ne vend qe t'i venim vetes vetulla, po nxjerrim syte". E une, pra ne, do te themi: "Zgjedhja perseri ne krye e kundershtarit tim, ishte nje lajthitje e momentit, ishte nje strategji e gabuar."
Fatos Nano: Degjo seriozisht e ke ti. Kjo do te ishte dicka e pelqyeshme nese parashikimi yt
do te ndodhte ne ato qe quhen "horror movies", e ku te gjithe ta shihnin ne sigurine qe te jep karrigja e rehateshme e kinemase. Por, ky ushtrim nuk mund te perseritet me municion te gjalle. Pastaj, mos harro se nuk ke dale kesaj nga burgu i Bences, por thjesht po liron karrigen e kryeministrit.
Fatos Nano: Kush Fatos Nano je ti? Ai i Bences, apo ai qe eshte akoma kryeminister? Sic duket nuk e di ti se cdo te thote te lesh kete karrige pas kaq vitesh. personalisht, teper prodhimtare e te fruteshme?
Fatos Nano: Une jam Fatosi qe i lutem Zotit, qe kritiket e mi, populli, te jene te gabuar.
Fatos Nano: Une kurre nuk e kam besuar qe te kesh ne damaret e tu, sadopak gjak besimtari, aq me teper te kesh frike nga Zoti, apo t'i lutesh atij. Pra nuk me shembellen sadopak me ndonje besimtar?
Fatos Nano: Cfare do te thuash ti me kete? Nuk te mjafton mjekra ime?
Fatos Nano
: Vertet?
Fatos Nano: Mire, degjo, aktualisht nuk jam. Por, a nuk jemi ne te gjithe shqiptaret duke u lutur qe Zoti te na japi fitoren. Une po lutem per fitoren time.

No comments: