
Kë Shqetëson Vepra e Arshi Pipës?
Agron Tufa
Shekulli, 08 Mars 2008
Dikur Martin Camaj shkruante se "Shqipëria do të jetë vërtet e lirë, vetëm atëherë kur shqiptarët do të kenë mundësi të lexojnë, të studiojnë dhe të lexojnë veprat e shkrimtarëve të tillë të mëdhenj si Arshi Pipa". Gjithkushi mund ta receptojë dhe të ndërtojë meditimin e vet si të dojë mbi këtë test të Camajt mbi një shkrimtar shqiptar. Por për mua fjalët e Camajt janë një kut matës i perceptimeve që ndërton shoqëria ndaj shkrimtarit të vet dhe, së këndejmi, vihet në provë një e vërtetë më e madhe: a i duhen shoqërisë shkrimtarët dhe çfarë roli luan shkrimtari në psikwn dhe konstruktin moral e shpirtëror të shoqërisë, së cilës i drejtohet.