Showing posts with label Art/Perkthime. Show all posts
Showing posts with label Art/Perkthime. Show all posts

Saturday, January 2, 2010

Art/Perkthime

Shoku Laski
nga Joan Didion*

Mikel Laski, i njohur edhe si M.I. Laski, është një i ri për të cilin nuk dihet shumë, me sy të gjallë, mjekër të vogël, fytyra verdhacuke e tij bie në sy në një vënd si Kalifornia jugore. Me pamjen e tij të dallueshme dhe bisedat ideologjike që s’rreshtin, i përngjason saktësisht një revolucionari të përkushtuar, e në fakt, ai është një i tillë. Ai ka lindur njëzet e dy vite më parë në Bruklin, si fëmijë u rrit në Los Anxhelos, braktisi universitetin në vitin e parë për të organizuar punën për sindikatat e shitësve, kurse sot, ai është Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qëndror të Partise Komuniste të SHBA(Marksiste-Leniniste), një grup i shkëputur me vehte Stalinist-Maoist; si i tillë, i është përkushtuar me fanatizëm një doktrine komplekse e të pandryshueshme, me bindjet se, Partia Komuniste Amerikane është një “klikë borgjeze-revizioniste”, Partia Progresiste e Punës, trockistët, dhe “klika revizioniste e Gas Hallit”, e kanë demaskuar veten si lakej oportunistë të borgjezisë, duke propoganduar paqen, të papranueshme për “punëtoret”, por të pëlqyeshme prej imperialistëve liberalë; e H. Rap Braun është një vegël, në se nuk është një agjent i ndërgjegjëshëm i klasës sunduese kapitaliste.

Saturday, December 26, 2009

Art/Perkthime

Te kesh qënë
nga Claudio Magris*

kushtuar Luka Doninelit

E pra Xheri vdiq. Harroje, nuk është ky halli, as për atë, e as për kërkënd. Biles as për mua, megjithëse e doja fort, e akoma e kam brënda vetes, sepse dashuria nuk njeh kohë. O perëndi, e parë kështu, sigurisht që po, është tamam ajo për ç’ka kemi nevojë. Por dashuria ka gramatiken e vet, megjithëse nuk njeh kohët, por veç mënyrat, biles vetëm njërën prej tyre, pikërisht paskajoren në të tashmen. Kur dashuron, është e përherëshme, për të tjerat s’ka rëndësi. Mund të jetë çfarëdo lloji dashurie e vjetër. Nuk është e vërtetë që e ke hedhur mbrapa, - asgjë nuk lihet pas, në të shumtën mbetesh sadopak peng i së kaluarës; kështu është, e mbart me vete siç edhe jeten, e cila s’ka asgjë për t’u çjerrë nga zëri, me ndryshimin se shpëton më kollaj nga jeta, se sa të hedhësh pas dashurinë. Është njëlloj si ndriçimi i yllit. Kujt i plas në se
yjet janë akoma aktive apo pajetë, të shuar?

Saturday, January 5, 2008

Art/Perkthime


Bisede me nje kryqtar te pazakonte
Nga Franc Kafka

Ndodhte nje kohe, qe shkoja ne kishe perdite, sepse vajza qe kisha rene ne dashuri, e gjunjezuar pergjerueshem lutej atje cdo mbremje, nderkohe qe une paqtueshem e sodisja ne qetesi.

Rastisi qe nje dite, vajza ime to mos vinte per lutjen e perditeshme, e une teksa ne merziti i hidhja syte njerezve perqark, dallova nje djale fytyre thatuqe e te perzgjatur, i leshuar sa gjere-gjate perdhe mbi dyshemene e shtepise te Zotit. Here pas here, ai leshonte vrullshem koken duke ofshame me ze te larte, e perplaste ate mbi kurrizin e pellembeve te mbeshtetura ne pllakat e mermerta.