
Banaliteti i te Keqes
Nga Altin Topi
Banaliteti i te keqes eshte nje fraze e koinizuar dhe e bere te njohur nga filozofja gjermane-amerikane Hannah Arend. Kjo shprehje e sjelle nga Arend-i permbledh tezen se saj se: te gjithe te keqijat, krimet e kryera pergjate historise te njerezimit, duke perfshire ketu edhe Holokaustin, nuk jane vepra vetem te disa fanatikeve apo psikopateve, por jane kryer edhe nga njerez te zakonshem, te cilet pranuan premisat e shtetit dhe ideologjise sunduese te atij shteti, te cilit i ofruan sherbimin e tyre. Ata morren pjese me deshire ne kryerjen e krimeve te paimagjinueshme, me bindjen se ishin duke bere detyren dhe aktet e tyre ishin krejt normale.

Ne vitin 1961, Hannah Arend ishte derguar ne Jerusalem nga revista The New Yorker. Kesaj rradhe ne rolin e reporteres; te merrte pjese ne gjykimin e njerit prej nazisteve me famekeq, Adolf Eichmann. Ne seancat e gjygjit, Hannah vuri re se njeriu qe gjykohej mbas asaj kioske xhami ishte ndryshe nga kriminelet e tjere te rangut te Hitlerit, Geringut, Himlerit, e rrethit te ngushte te hierarkise te larte naziste. Veprimtaria e tij kriminale ishte rrjedhoje e ambicies, interesimit e deshires te tij per te kryer me perpikmeri detyrat e tij si nepunes i administrates naziste. Ne aspektin psikologjik dhe jo nga pikpamja legale, ngjante se ai, nuk ishte nje mendje kriminale, e shtyre nga nje urrejtje e deshire per te vrare hebrenjte ne vecanti.