Sunday, April 6, 2008

Syri i Fotografit


Shqiperia Hap Porten(pjesa e dyte)
Nga Altin Topi

Duke udhetuar ne pjesen veriore te Shqiperise, perkthyesi i shpjegon Dusko Doder-it se disa nga shtepite e hereshme te rrafshuara kohe me pare, me guret e themeleve te shperndara sic diktohej nga rregullat e kanunit, ishin shtepite e atyre qe kishin thyer besen. Shqiptaret sot, nuk e ndeshkojne njeri-tjetrin ne nje menyre te tille. Sic veren autori, shqiptaret e kane teper te veshtire te premtojne dicka, sado e parendesishme te jete ajo; ata nuk e marrin persiper te bejne dicka per ty, nese e gjykojne se nuk do te jene ne gjendje te mbajne fjalen e dhene. Shqiptaret stepen, ndruhen se, duke mos mbajtur fjalen, thyejne ne kete menyre besen.