Showing posts with label Rite de Passage. Show all posts
Showing posts with label Rite de Passage. Show all posts

Sunday, August 15, 2010

Rite de Passage

Nga Gonxhe në Nënë Tereza
Nga Altin Topi 
Shekulli





Me një këndvështrim të freskët sapo është hedhur në treg nga enti botues amerikan Time Inc, një numër special rreth Nënë Terezën në përvjetorin një shekullor të lindjes te saj. Midis dyjëzimeve historike në rrjedhat e turbullta që përjetonte Ballkani i një shekulli më parë, fëmijëria dhe rinia e herëshme e Agnes Gonxhe Bojaxhiut, nuk mbeten më në terrin e tymnajes të një “vajze prej Ballkani”.

Duke u marrë si shkas një fotografi e Terezës së ardhëshme dalë ne 1928, në moshe 18 vjecare, Time shkruan ajo çka e përcakton fotografinë, janë sytë e Gonxhes, plot ngrohtësi, e që kallzojnë shumë. Vështrimi i saj është i kthjellët, e megjithatë i vendosur, shënjon një lloj padurimi. Fotoja nuk është një çast, një kapje fotografike e një provinciale naïve. Vajza në foto “ di diçka rreth rrugës ku po futet”, çfare drejtimi ështe duke marrë jeta e saj. Prej këtij moment na hapet një domethënie, interpretim i ri në shkrimin e revistës amerikane e prejardhjes etnike e familjare të Gonxhes të re për të shpjeguar Nëne Terezën.

Wednesday, February 20, 2008

Rite de Passage


Zentana ne Qytetin e Bardhe
Nga Altin Topi

Zentanasit e ata pak jo-zentanas qe ne nje menyre ose nje tjeter kane kerkuar nje fat me te mire per Zentanes, besojne se ajo nuk eshte as Euritane e as Aziane. Prirja kryesore, drejtimi dominues i Zentanes ka anuar me shume nga Euriana, Perendimi se sa nga Aziana, Lindja. Fatkeqesisht per shkak te rrethanave historike, qendrimit te gjate nen dominimin e perandorive me origjine e shikim nga lindja, arbitrarisht, perkatesia e saj kulturore eshte referuar me shpesh, si kulture lindore se sa perendimore. Kjo reference mbizoteruese, ka shkaktuar qe Zentana, te mos perfshihet si nje pjese e globusin kultural Eurianas. Te kunderten e nje tendence te importuar nga jashte, nuk ka shfaqur deshiren t'a besoje askush, pervec se ndoshta vet zentanasve.

Tuesday, January 29, 2008

Rite de Passage



Ne Kerkim te se Vertetes
Altin Topi

Ne jaudite kohaime duke iu permbajtur kthjelltesise te mesazhit te Librit te Shenjte, nuk kemi rreshtur perpjekjet tona per te zbutur konfliktin midis qendres dhe periferise, midis lokales dhe universales. Kjo per ne ka qene mjaft e thjeshte. Si raca e zgjedhur prej vet te madhnishmit Zot, gjithmone kemi predikuar monoteismin tribal. E verteta e Zotit, ne kete menyre perjetohet tribalisht, duke krijuar ate universalitetin kaq te domosdoshem etnik. Kjo eshte e verteta jone, e ne mbetemi besnike mesazhit te profeteve tane; packa se historia e njerezimit ne kerkim te se vertetes, nuk fillon e mbaron me ne. Ne e dime shume mire kete gje. Kjo eshte edhe arsyeja qe nuk harrojme te hedhim veshtrimin rreth e qark, per te pare se, c’ka eshte pertej monoteizmit tone tribalor. Kjo na ben qe te shohim pertej hundes tone; per te mesuar pertej te vertetes qe besohet e predikohet nga ne.

Rite de Passage



Kronike Ballkanase
Nga Altin Topi
Shekulli Jan 28, 2008

“Kronike boshnjake”, novela e Ivo Andricit, eshte jo shume e njohur per lexuesin e huaj. Per me teper, mbetet pothuajse e panjohur per lexuesin shqiptar. Europianin, si vezhgues i jashtem i “enigmes ballkanase”, kjo veper, mund t'a ndihmonte sadopak; per te mundur te kuptoje, e per t’i vene emrin qe duhet, trazires, konfuzionit, e kompleksitetit ballkanas te dy dekadave te fundit. Ngjarjet zhvillohen ne qytetin boshnjak Travnik, nje pike periferike, ku e ndajne fatin tre emisaret e fuqive te kohes, konsulli i Bonapartit, atasheu austro-hungarez, e veziri turk. Ky qytet i parendesishem, gelon nga intrigat e tyre e pergojimet e vendasve.

Tuesday, January 15, 2008

Rite de Passage


Te Shperngulurit
nga Altin Topi
Shekulli Gusht 2007

Ne nuk jemi te pakte, perkundrazi, ne jemi shume. Ndoshta mund te jete “e merziteshme” per disa, por a mund te perseritim nje logo te njohur, pa ju bezdisur sadopak? Sigurisht qe mundemi, perderisa neve nuk na merzit aspak: - “Ne jemi pjesetare te nje fisi, nje race te vjeter, ndoshta me e vjeter se vete Evropa plake. Ne jemi shqiptare, te lindur nga prinder shqiptare, e si te tille perfitojme nga nje kod i vjeter i gjakut njerezor dhe i natyres, - jus sanguinis(e drejta e gjakut prej nga rrjedh), - ligji i kthimit ne origjine, kanuni qe na legjitimizon te gjithe neve te shperngulurve te drejten e kthimin ne memedhe.”

Monday, January 14, 2008

Rite de Passage


Rreth e qark
nga Altin Topi
Shekulli 06-07-2007

Superheronjte
Metropolisi Tirane ka kultet e veta. Kryeqendra e re e principatave te moçme shqiptare nen ombrellen e nje republike komike, ka mbledhur shume nga te eturit e kerkuesit e nje jete me te sigurte e me komode. Kodi i kulteve te Metropolisit eshte nje lloj i veçante: admirim per siguri e komoditet te perditshem nen ciklet e baticave-zbaticave pseudo-politike. Admirimi shfaqet i kodifikuar si ne nje perdellosje besimtari, por jo per Zotin atje lart, por per ato qenie te larta qe jetojne midis nesh, pavaresisht se ata bejne nje jete krejt ndryshe nga turma gati milioneshe e Metropolisit.

Rite de Passage


Panteoni Shqiptar Ne Krize
Altin Topi
Alb-Club 2000


Ka dite qe flitet per nje zenke, nje sherr qe paska plasur ne Panteonin shqiptar. Po sic ndodh ne raste te tilla, gjerat thuhen nen ze. Fjala eshte per nje peticion qe i eshte dorezuar Parlamentit. Ketu fillon edhe cudia e ketij lajmi. Thuhet se kete peticion e paskan firmosur te perndjekurit, te debuarit e Panteonit shqiptar. Thuhet akoma, se kete peticion e kane firmosur edhe shume anetare te vet ketij tempulli te kombit. Ndermjet shume emrave edhe firmave ishin pare ato te legjendarit Skenderbe, Bogdanit, Buzukut, Nolit, Fishtes, Migjenit, vellezerve Frasheri, Konices, Poradecit e shume e shume te tjereve. Rishfaqja e firmave te tyre ishte gjeja me e pabesueshme e kesaj historije, por megjithate, kjo ishte shpjeguar me vetine e pavdekesise qe kane heronjte e Panteonit.

Sunday, January 13, 2008

Rite de Passage


Feja nder shqiptare
Nga Altin Topi
Shekulli Nentor 2005

Cikli i mendimit filozofik shqiptar sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit te XX-te mbeti teper rudimental e qesharak. Tashme, per te gjithe ne, eshte bere e zakoneshme, qe kur hapet tema e fese, te kujtojme vargjet teper te konsumuara nga interpretimi jorelixhoz, qe i eshte bere Vaso Pashe Shkodranit: Coniu shqyptare, pret gjumit coniu,/Te gjithe si vllazen n’nji bese shtrengoniu, /E mos shikoni kisha e xhamia,/ Feja e shqyptarit asht ahqyptaria,/… Akoma vazhdohet te interpretohet njelloj, historia fetare e shqiptareve dhe domethenia e vargjeve te poemes “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”. Dikush thote se, ne thelb shqiptaret kane qene e mbeten pagane. Ne Shqiperi kishat dhe xhamijat i sheh bosh, fete krijojne percarje, e kerkohet te pranohet njezeri se, shqiptaret nuk jane, e nuk duhet te jene fetare.

Rite de Passage


Unpublished Authors
Altin Topi
Alb-Club Jul 2002

Twenty years ago, - well, I have to admit, surely, it sounds a long time ago, - I was living in Taubinit of Zentana, bewildered by my youth and a sense that I was a would-be great Zentanian poet and narrator. Imaginary, I was living the parallel dream of an Ezra Pound, a Gertrude Stein, a Joyce, or a Hemingway, at the time when living in Paris, the museum city, the would-be writers often couldn't afford even a modest meal. My almost daily itinerary, summer or winter weather, no matter what, was a long promenade along the Taubinit's Seine, - Lumi i Lanes. As strange as it might sound, this distinctive fixture of my beloved city was (and still is) officially considered a "Lum", in Zentanian is the word for river, or named so at least, in some antique and scarce maps, including a fragmentary tourist guide, as the first and maybe the only edition, which at different times appeared and disappeared from the circulation as an indicative sign of new and different circumstances, the ups-and-downs of the regime's mood. But, for me, and I generally believe, as for all the Parisians, the River Seine is simply, the Seine, as for the majority of Taubinit's residents, Lumi i Lanes is just Lana.

Rite de Passage

Interviste e Fatos Nanos me Fatos Nanon
Altin Topi
Alb-Club Qershor 2005

Fatos Nano: Korrik, me tre, ne fund-dite, sapo ishin mbyllur qendrat e votimit, kur askush nuk mund te paragjykonte rezultatin e zgjedhjeve, ju shprehet solidaritetin tuaj me cdo shqiptar qe kishte votuar, e ndjeheshit shume i kenaqur, pavarsisht se per ke kishte votuar shumica e shqiptareve.
Fatos Nano: Po, ishte nje shtyse e mistereshme e teizmit tim te fshehte. Ndoshta qelloi, qe ne ate moment, qe me intervistuan, po i kendoja "Te Deum-in" vetes.
Fatos Nano: E vertete. Cfare ndodhi me ty ate moment ?
Fatos Nano: Mu duk vetja i madh, madheshtor, ndoshta vet Zoti. Pastaj,mendova se Fatos Nano do te fitonte.

Rite de Passage


France 2005
nga Altin Topi
Shekulli Nentor 2005

Ne dukje si fillim pa lidhje me ate c’ka ndodh ne France sot, po iu rrefej nje episod qe me ndodhi pak kohe me pare. Ishte nje diskutim ne rreth familjar mbi qytetarine dhe kombesine. Njeri nga bashkebiseduesit, qe eshte aktualisht rezident i SHBA, e eshte ne proces per te marre qytetarine (citizenship) amerikane, ishte nen pershtypjen se qytetaria dhe kombesia jane te dallueshme e te ndryshme, keshtu qe pavarsisht marrjes te qytetarise amerikane, kombesia e tij do te mbetej ajo ekzistuese, - shqiptare. Nje pjestar tjeter, i cili eshte me qytetari australiane (dhe amerikane njekohesisht), u perpoq te sqaronte se qytetaria amerikane nenkupton, percakton (connote) edhe kombesine(nationality) e tij, qe eshte po ashtu amerikane.

Rite de Passage


Nen zulmet historike te dhjetoristeve
nga Altin Topi
Shekulli Mars 2005

Revolucioni i kadifte

Shqiperia e vogel, ngjan krejt e pamundur te shfaqet si originale. Precedentet e jashtem, shembujt nderkombetare, kane qene dhe jane “blueprints”, qe elita e vendit perpiqet te imitoje e te adoptoje. Perestrojka ramiziane mbeti deri ne fund nje lloj thashethemnaje. U perhap mjeshterisht per te ruajtur imazhin e njeriut, qe “per fat te keq i kishte duart e lidhura”, pavarsisht deshires per hapje e shpirtin liberal te ketij udheheqesi post-enverian. Dhjetor 1990, - tamam nje vit pas “revolucionit te kadifte” cekosllovak, u ndoq e njejta skeme edhe ne Shqiperi. Ne analogji, sic kishte ndodhur nje vit me pare, 1989, ne Cekosllovaki, edhe ne dhjetorin shqiptar te 90s, ne balle per te kerkuar reforma u vune studentet. Filluan te qarkullojne thashethemet se, mbrapa gjithe kesaj skeme, qendronte “perestrojka” shqiptare, Ramiz Alia(me te besuarit e tij politike), i cili kerkonte reforma, per te larguar nga skena te gjithe ato, - “te pakorigjueshmit”, enveristet,stalinistet,- qe ia kishin mbajtur te lidhur duart deri atehere.

Rite de Passage


Elektorati dhe forca e mitit
nga Altin Topi
Shekulli Tetor 2004

Ne kohe krizash, elektoratit i bie barra historike per te zgjedhur midis dy forcave politike, midis dy kandidateve. Kjo barre i trashendon kufijte e nje kredoje politike, - duke pare thjesht pikat e programit politik te nje partije. Cfare i kerkohet elektoratit te kuptoje e te vleresoje para se gjithash per te bere zgjedhjen e tij ? Pergjigja me e thjeshte dhe e drejtperdrejte: zgjedhja te jete mbeshtetesja e natyrshme e nje shprese te re, shprese per nje te ardhme me te mire. Shpresa lind kur kandidati i zgjedhur, arrin te paraqese, te shpjegoi idete dhe objektivat e tij elektoratit, duke e bindur se nen udheheqjen e tij, krizat mund te kapercehen, sepse ai, jo vetem qe i kupton problemet, por afron edhe zgjidhjet per t’i kapercyer ato.

Rite de Passage


Kultivimi i shoqerise civile
Nga Altin Topi
Shekulli Mars 2004

Duket sikur ne shqiptaret, fatalisht vazhdojme te mbetemi pashprese te rrethuar nga vetvetja. Eshte nje rreth vicioz, nje lak i padukshem, prej te cilit nuk po dime si te dalim. Perdite shpallim se duhet te shpetojme nga politikanet e sotem; te perzeme nga politika Berishen e Nanon; te shkulim nga rrenjet korrupsionin, menduzen, e cila po thith gjakun e shqiptareve; te ndryshojme systemin qeverises qe po na le jashte Evropes, ne erresire, pa uje, ne varferi, etj. Nga ana tjeter, me te njejtin pasion, pohojme se jemi pikerisht ne, - shoqeria shqiptare me karakterin e saj tipik ballkanik (nenkuptuar ky i fundit si i prapambetur e primitiv), - e cila i ve ne krye keta lloj politikanesh, perfaqesues te shqiptareve brenda e jashte Shqiperise e qe ushqen mentalitetin e korrupsionit, etj.

Saturday, January 12, 2008

Rite de Passage


Rituali i Pasaportave
Nga Altin Topi
Shekulli Korrik 2003

Nje dukuri e re e kujteses kolektive, folklorit modern, “pop culture-s” bashkohore shqiptare, eshte padyshim edhe rituali i pasaportave. “Leternjoftimi”, varianti shqiptar i ID-se ( identity card) perendimore ne periudhen totalitare, normalisht nuk bente pjese ne ritualin folklorik ne te perditshmen e shqiptareve. Levizshmeria e shqiptareve ishte e kufizuar brenda te njejtit territor, te njejtes hapsire, - Shqiperise. Cdokush mund te provonte identitetin e vet, e ne te shumten e rasteve me “kollajllek”. Kete gje ia lehtesonin format arkaike konjitive sociologjike, njohja e drejperdrejte fizike dhe emri i personit prej bashkeshtetasve te tjere, duke perfshire ketu rrethin familjar e shoqeror te personit, koleget e punes apo te shkolles, etj. ID-ja shqiptare, leternjoftimi, ishte simboli i koerzionit social, i prangimit, i atij destinimi te perbashket, i identitetit dhe menyres te identifikimit, qe nuk mund t’i shpetonte apo shmangej kerkush, qe (nje)nenshtetesia i ishte percaktuar si “shqiptare”.