
Shqiperia Hap Porten(pjesa e pare)
Nga Altin Topi
Gazetari me origjine serbo-shqiptare, Dusko Doder, eshte nder te paret njerez te medias perendimore qe shkeli Shqiperine ne dhjetor te 1990-te; ndersa shkrimin per National Geographic e pergatiti ne nje nga vizitat e mevoneshme, ne pranvere te vitit 1992. Udhetimi ne kilometrat e pare brenda kufirit shqiptar, ka reminishencat e dialogut qe zhvillohet midis konsullit francez bonapartist dhe ndihmesit te tij ne romanin e Ivo Andricit Kronike Ballkanase.
