
Shqiptaret, shqipja dhe "posterboys".
Nga Altin Topi
Alb-Club/Gazeta Java Nov 2003
Nje nga atributet pexhorative paragjykuese, qe shqiptari i vesh xhinsin e tij, eshte mungesa totale e disiplines. Por a mund te konsiderohet ky definicion coherent ? Une e gjykoj se ky pergjithesim "a priori" eshte kryekeput i gabuar. Ne thelb, shqiptarit nuk i mungon aspak kapaciteti per disipline, kapaciteti per te qene i disiplinuar.
Perkundrazi, ai i nenshtrohet pushtetit, perkrah dhe e ndjek udheheqjen e vet me plot deshire, biles edhe ne se kjo mund te shendrohet thjesht ne nje tirani. Ketu fillon edhe habija jone. Kur flitet per nenshtrim, perqafim, perkrahje e ndjekje te nje udheheqje, per cudi, ate qe e terheq dhe e entuziazmon shqiptarin nuk eshte nje udheheqje e saturuar nga vjetersia e dekorit, por nje udheheqje qe eshte e re dhe ekstravagante. Shqiptari do t'i rezistoje me te gjitha menyrat imponimit qe vjen nga e kaluara e solidifikuar, dhe me deshiren dhe vullnetin e nje muzhiku rus do te ndjeke profetin e ri, edhe sikur kjo gje do t'a degdiste ne mesin e nje katastrofe ekonomike, nje degradimi moral, zbehjen e humbjen e besimeve (relixhioneve) fetare, e ne fund, ne mesin e nje zallamahije te nje Babeli te imponuar gjuhesor.





