
Kritike dhe Letrare
Nga Altin Topi
Shekulli Janar 2006
Nje histori qe ilustron sensin thjeshtezues te filozofise te Zen-it, tregon per nje mjeshter japonez qe kishte ftuar ne shtepine e tij nje profesor universiteti. Profesori kishte ardhur te mesonte me shume rreth Zen-it. Nani, keshtu quhej mjeshtri, po i sherbente caj. Megjithese filxhani ishte mbushur deri ne buze, mjeshtri vazhdoi t’i hidhte perseri caj ne filxhan. Profesori me habi po verente cajin qe derdhej jashte filxhanit, por pastaj nuk duroi.- “Filxhani eshte mbushur plot, caji po derdhet. Nuk mund te vazhdosh te hedhesh me ne te.” Mjeshtri qetesisht iu pergjigj. - “Ashtu si ky filxhan caji, ju jeni i mbushur plot me opinionet dhe spekullime personale. Si mund t’iu mesoj une Zen-in ne se fillimisht nuk boshatisni filxhanin tuaj?”









