Thursday, January 17, 2008

Literature/Gjuhesi


Inteligencia dhe Identiteti Njerezor(pjesa e pare)
Altin Topi
Alb-Club Prill 2000

Qe prej vitesh me persiaten mendime qe kane te bejne me identitetin, por jo thjesht ne aspektin kombetar, duke e pare veten thjesht si shqiptar. Por me gjere, duke e pare e vleresuar ne pergjithesi identitetin tone njerezor, pra duke e pare veten si shqiptar e pjesetar i familjes njerezore. Krizen e identitetit per shqiptaret nuk do konsideroja si nje krize qe thjesht ka te beje me te qenurin shqiptar, por si nje krize te identitetit tone social e njerezor. Kjo do te permblidhej ne nje teme qe do t'a konsideroja si nje komponent organik i percaktimit te identitetit te nje kombi e shoqerie, e do t'a quaja: "Inteligencia dhe Identiteti Njerezor" . Ky titull do te ishte i pershtatshem duke e zhvilluar temen ne kendveshtrimin e botkuptimit lindor si "a Eastern Quest", duke konsideruar Rusine si memen e ketij konceptimi.

Wednesday, January 16, 2008

Literature/Gjuhesi

Universi Kulturor i Shqiptareve – Projekti "SOKOLI"
nga Altin Topi
Shekulli Janar 2007

Nderkohe kur institucionet kulturore shqiptare ndodhen para dilemave te medha, ka nje gjallerim te interesit ndaj kontributit te vecante te personaliteteve te spikatur te kultures shqiptare. Seminari nderkombetar, ne nderim te figures dhe korpusit te vepres kulturore te Prof. Ramadan Sokolit, ishte nje rast i tille. Ky seminar na hapi dyert per te vizituar kete projekt kulturor individual, nje lloj institucioni kulturor me vete, me nje shtrirje kohore prej gjashte dekadash te jetes te profesorit te nderuar 86 vjecar, tashme ne nje mplakje olimpike. Ne kete kuader, nuk eshte habi qe ndersa te gjithe po perjetojme globalizmin kulturor, te ndjejme nevojen e institucioneve kombetare kulturore, si katalizatore per te ndihmuar audiences kombetare ne nje interpretim te ri, qe reflekton vecantine dhe ndikimin e ndersjellte ne kulturen lokale apo kombetare. Nuk ngjan te jete ndonje cudi per te gjithe ata te cilet vetequhen apo konsiderohen shqiptare, te jene te vetedijshem a priori per perkatesine e tyre ne kete komunitet, ku ne forma e ndikime te ndryshme mendojne se ndajne nje fat te perbashket.

Art/Movie and Theater


Nga YouTube tek Spilberg
nga Altin Topi
Shekulli Shkurt 2007

YouTube u zgjodh nga revista amerikane Time si ngjarja me perfaqesuese per vitin 2006. Koncepti i YouTube eshte sa i vecante po aq i thjeshte. YouTube automatizoi te gjitha aspektet teknike te hulumtimit te vidionet-it; njerezit me nje klikim mund te shikojne qindra-mijra vidiot e hedhura nga individe diletante qe duan te ndajne eksperiencat e tyre filmike, vidoklipet personale, me mbare globin. C’ka eshte me e rendesishme eshte se YouTube thjeshtezoi hedhjen e vidoklipeve ne net, ne disa klikime te cilat mundesuan anashkalimin e cdo aspekti teknik dikur te komplikuar, e qe kerkonte profesionalizem. Te hedhesh nje vidioklipin tend ne YouTube(www.youtube.com), mjafton te hapesh nje llogari te tenden, me nje klikim tjeter te kalosh ne faqen ku behet hedhja e vidioklipit, te shenosh(hapesh) dosjen tende kibernetike, e me nje klikim te fundit, te besh hedhjen e materialit ne cfaredo formati.

Tuesday, January 15, 2008

Rite de Passage


Te Shperngulurit
nga Altin Topi
Shekulli Gusht 2007

Ne nuk jemi te pakte, perkundrazi, ne jemi shume. Ndoshta mund te jete “e merziteshme” per disa, por a mund te perseritim nje logo te njohur, pa ju bezdisur sadopak? Sigurisht qe mundemi, perderisa neve nuk na merzit aspak: - “Ne jemi pjesetare te nje fisi, nje race te vjeter, ndoshta me e vjeter se vete Evropa plake. Ne jemi shqiptare, te lindur nga prinder shqiptare, e si te tille perfitojme nga nje kod i vjeter i gjakut njerezor dhe i natyres, - jus sanguinis(e drejta e gjakut prej nga rrjedh), - ligji i kthimit ne origjine, kanuni qe na legjitimizon te gjithe neve te shperngulurve te drejten e kthimin ne memedhe.”

Opinion/Kritike


Kulturkampf-en dhe Moderacioni
Altin Topi
Alb-Club Qershor 2001

Moderatori eshte nje figure publike, e ne kete atmosfere, kerkon nje perpjekje te ndergjegjeshme te mendjes, per te rikujtuar ne cdo moment, qe fjala 'politike' me perkufizim do te thote ndarje. Fjala 'ndarje' ne vetevete eshte nje cenim, fyerje; te jesh ne favor te nje ndarje do te thote te jesh ne favor te segregimit te njerezve. Figura publike e moderatorit duhet te qendroje mbi te tjeret, per te krijuar ate sensin kaq te domosdoshem te komunitetit, te procesit te qendruarit bashke.

Art/Proze


Filistinet e une Josi Kohen
Nga Altin Topi
Alb-Club May 2001

Miqte e mi, une jam Josi, Kohen ne gjak e Kohen ne mbiemer. Sipas Torah-s, Bibles tone ne Kohaimet, te gjithe kemi nje prejardhje te perbashket, nga mesonjesi i pare i Torah-s, Aharoni, i vellai i te madhit Mose. E marr me mend se shume nga ju, akoma se keni harruar kohen e femijerise, kur hiqnit picirin per te mesuar pemendesh verse te tera te Torah-s. Tani po tundni kokat me nenqeshje duke mermeritur: -"Ja edhe nje Kohaim, mesonjes tjeter i fandaksur." Por iu siguroj se perngjasimi eshte shume i pangjashem, krejt i pasakte. Nese disa syresh do t'iu kene detyruar,nen fshikellimen e thuprave te thanes mbi kurrizin e pellembeve te duarve te njoma, t'a mesonit permendesh Librin e Shenjte, jam gati te rrezikoj me nje bast rrogen e nje viti(jemi te gjithe jahudi ketu besoj, e ky perbetim i imi eshte vetshpjegues - no comment) duke ju siguruar se mesonji-predikues i juaj nuk ka qene nje Kohaim, por thjesht nje rabi medioker e frikacak, si ato mullahet fshatarake afgane te shendrruar ne muxhaedine noksane, qe kane marre persiper me penden-kallashnikov e duke rrafshuar perdhe dy koloset kaq te pafajshem si dy ndrikulla te Budas, te ri-interpretojne Kur'anin e vellezerve tane muhamedane.

Monday, January 14, 2008

Rite de Passage


Rreth e qark
nga Altin Topi
Shekulli 06-07-2007

Superheronjte
Metropolisi Tirane ka kultet e veta. Kryeqendra e re e principatave te moçme shqiptare nen ombrellen e nje republike komike, ka mbledhur shume nga te eturit e kerkuesit e nje jete me te sigurte e me komode. Kodi i kulteve te Metropolisit eshte nje lloj i veçante: admirim per siguri e komoditet te perditshem nen ciklet e baticave-zbaticave pseudo-politike. Admirimi shfaqet i kodifikuar si ne nje perdellosje besimtari, por jo per Zotin atje lart, por per ato qenie te larta qe jetojne midis nesh, pavaresisht se ata bejne nje jete krejt ndryshe nga turma gati milioneshe e Metropolisit.