Saturday, February 23, 2008

Syri i Fotografit


Shqiptaret, - nje Popull i Çbere (pjesa e dyte)
Nga Altin Topi

Diku nga vitet 1980-te, ne nje vizite ne New York, Ibrahim Rugova, iu krijua mundesia te takohej me nje gazetar te nje te perditeshme prestixhoze te New York-ut, i cili kishte marre persiper te shkruante nje artikull per Kosoven. Ishte nje nga ata gazetaret “junior”, qe nuk dinte shume per Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves. Rugova si fillim nxorri nga canta qe gjithmone mbarte me vete, nje harte te krahines autonome te Jugosllavise te atehereshme, - Kosoves. Biseda sic zakonisht ndodh ne keto lloj rastesh, nuk zgjati shume.


Gazetari gjate bisedes me Rugoven, nuk kishte mbetur shume i impresionuar nga ky ish profesor e kritik letrar, perhera i mbeshtjellur rreth qafes me nje shall mendafshi, e me tonin e sjelljen e tij teper te sjellshem e te bute. Rugova, sikur t’a kishte ndjere zhgenjimin e gazetarit, me buzeqeshjen e tij te sinqerte e carmatuese, duke i treguar edhe nje here me gisht harten e Kosoves, ishte ndare duke i thene me sigurine e nje profeti: - “Do te vije nje dite qe do te degjosh shume per kete province te humbur te kesaj federate qe nuk do t’a kete jeten edhe shume gjate.” Fjalet e tij, qelluan vertete te jene profetike. Duke filluar ne 1987, pastaj 1989, e ne vecanti nje dekade me vone ne 1999, Kosova here pas here, u be pjese e “top news” te globit.

Opinionit publik boteror, pergjate viteve i eshte dashur te eksploroje e te kthjelltesoje shume paqartesira rreth Ballkanit e shqiptareve. Cfare kane serbet kundra shqiptareve? Perse kosovaret jetojne ne Kosove? Cfare lidhje kane shqiptaret e Kosoves me ata te Shqiperise? Cfare eshte Shqiperia per Kosoven, apo anasjelltas? Kush jane shqiptaret, e perse eshte gjithe kjo armiqesi midis shqiptareve e serbeve?

Nga ana e shqiptareve gjithmone ka ekzistuar nje lloj mangesije per te shpjeguar veten e historine e tyre. Kjo ka qene nje nga arsyet, qe nacionalizmi i tyre eshte shpjeguar keq, viktimizimi i tyre eshte interpretuar per nacionalizem anakronik e te semure. Perhere, shqiptaret kane dale perballe botes, krejt te paafte per te shpjeguar veten me terma te tille, qe te mund te kapercejne llogjiken ballkanike te (pseudo)viktimizimit. Nese nje i huaj do t'i kerkoje nje shqiptari te shpjegoje veten, ne shumicen e rasteve do te marre nje pergjigje te tille: “Ne gjithmone kemi qene nje popull i shtypur nga fqinjet grabitqare.” Apo nese do te pyetej se cilat jane pikat e forta te shqiptarit, pergjigja do te jete perafersisht: “Ne jemi te forte te luftojme armiqte tane.” Po pikat e dobeta? “Ne jemi dobesuar nga percarja qe na kane shkaktuar te huajt.” Pergjigje te tilla nuk ngjajne te na nxjerrin ne ndonje breg, apo per me teper, nga rrethi vicioz i paaftesise per te veshtruar nga vetja, per t'a njohur dhe per t'a shpjeguar ate.

Syri i fotografit te National Geographic ka fiksuar e ka sjell per lexuesin, paradokset e jetes shqiptare. Policia qe kerkon te rivendose autoritetin, rregullin e qetesine, ne hyrje te nje qyteti jugor; krimit te organizuar i tutet edhe shteti dhe perfaqesuesi i ligjit, polici, eshte i detyruar te mos shfaqe fytyren per t'i shpetuar ndonje reprezaljeje te priteshme. Ne veri, Kanuni i Lekes eshte akoma i gjalle e i respektuar; ne mungese te mashkullit ne familje, nje "virgjereshe e perbetuar", eshte transformuar ne burrin mbrojtes e kujdeses te emrit e trashigimise te familjes. Jashte Shqiperise, nje cift emigrantesh te rinj shqiptare, kane gjetur vendin e endrrave ne nje qytet te Greqise; para kameras ata shprehin hapur afeksionin per njeri-tjetrin e lumturine e tyre. Ne nje tjeter fotografi, nje fshatar ne fushen e Korces, perpiqet te mbijetoje ne token e sapo privatizuar, prej nje lloj reforme te re agrare te dekretuar me nxitim nga qeveria demokratike ne vitin 1992. Ne periferi te kryeqytetit, nje "sipermarres" i vogel i iniciatives private, perpiqet te krijoje "begatine" e tij, me disa koke bagetish te imta, qe "livadhisin" mes hedhjeve te pakontrolluara ne periferi te Tiranes; nje lloj metropoli i ri, i cili nuk e ka zgjidhur akoma menaxhimin e mbeturinave te kapitalizmit te ri me fytyre shqiptare.

Nje i huaj, nese do te angazhonte veten te germonte me thelle, per te zbuluar “te panjohuren”, “misterin” qe rrethon shqiptaret dhe ekzistencen e tyre, deri ne kohen kur bota po jeton dehjen e postmodernes, nuk do t’a kete aspak te lehte. Si fillim, do te mesoje qe shqiptaret jane nje popull kokeforte, jo rralle me nje zemergjeresi te pashpjegueshme e primitive. Nese do te beheshin perpjekje te shpjegohej spiritualiteti i ketij populli, feja si institucion shpirteror, nuk do te jete faktor influencues e per me teper, dominues, sepse cdo perqasje e nisur nga premisat relixhoze, do te jete e rastesishme dhe pragmatike. Spiritualizmi i shqiptareve, me shume eshte i lidhur me nje shpirt te mbajtur pezull, nga nje dualizem midis bestytnive qe vine te ruajtura prej thellesise te shekujve pagane, e te nevojave elementare jetike per t'i mbijetuar varferise, per te mposhtur ashpersine dhe terrenin armiqesor te Ballkanit.

Okultja e paganizmit te dikurshem, e perzjere me relixhiozitetin, i cili asnjehere nuk u ngjiz sic duhet ne shpirtin e kesaj etnije, na ofrohet nepermjet nje imazhi fotografik tjeter, ku nje moter feston diten e Shen Gjergjit, ne menyren karakteristke shqiptare. E shohim te laje vellane me uje lumi mbuluar me lule te egra; duke i ferkuar lekuren me nje koker veze per t’i ndjelle fatmbaresi.

Megjithese nuk eshte nje fakt per ta perdorur si bajrak, cdo gjenerate shqiptaresh eshte injektuar me mundesine e nje konflikti, ndeshje jete a vdekje me armiqte e tij te pritshem. Kjo eshte nje nga arsyet, qe pavarsisht varferise, shqiptaret gjithmone krijonin familje te medha, sepse ishte krejt e natyreshme qe nje pjese e djemve do te vriteshin nga gjakmarrja, apo ne betejat e priteshme me te huajt. Perballe kesaj mundesije, qe kohe pas kohe kthehej ne realitet, shqiptaret kane ngritur nje mburoje emocionale, - stoicizmin - si te ishte nje gjerdan krenarie e zbukurimi i capitjeve te tyre ekzistenciale. Nje baba i meson femijes se tij, se nje dite, pashmangerisht, fati do t’a sjelle, qe femija do te ngreje e mbaje lart bajrakun e betejes se vet, e per kete, kur te vije momenti, duhet te jete i pergatitur.

Si mesdhetare, qe lagen prej dy detrave, - Adriatikut e Jonit - shqiptaret e kane te ngulitur ne gen, idene se i perkasin nje race teper te vecante e te lashte, qe bota i njeh si ilire. Primitivizmi i tyre, nderkohe, mund te interpretohet edhe si jehone e lashtesise te tyre; per fotografen franceze, ky fakt mund te shfaqet kudo, edhe ne nje shpat mali, ku njerezit akoma i pershkojne ato lartesi shkrepash nen ritmin e hapit mesjetar.

Ndersa per studiuesit e huaj, origjina ilire e shqiptareve eshte nje perafrim shume afer te vertetes, per shqiptaret eshte thembra e Akilit, eshte nje e vertete aksiomatike. Misteri qe rrethon kete popullesi te hereshme te Balkanit, eshte vet formula e pagezimit te te qenurit pasardhes te atyre fiseve qe qendruan ne kufijte e qyteterimeve helene e romake. Ne ndryshim nga fqinjet e tyre veriore, serbet, nuk jane humbjet mitet e tyre; mitet qe ngjizin e percaktojne thelbin e shqiptareve, jane fitoret e heronjve e fiseve te tyre, kontributi i tyre kulturor e njerezor ne lulezimin e perandorive ne periferite e te cilave ata mbijetuan e i rezistuan. Kjo eshte nje menyre per te fshehur dobesine e tyre kolektive; duke vene perballe, cilesite e jashtezakoneshme dhe emrin qe krijuan individe, pinjollet e tyre, perballe superfuqive te koherave. Shqiperia e pas 1913, ishte pjesa e mbetur, pjesa qe i shpetoi grabitjes e oreksit te fqinjeve; nderkohe kur etnia, popullsia shqipefole, rrezatohej, projektohej ne nje “continuum” qe rrallohej gradualisht drejt thellesive te Ballkanit. Dashur pa dashur, kjo pjese mbi te cilen u shtri shteti shqiptar, mori persiper te quhej memedheu i te gjithe shqiptareve, qe ndodheshin jashte apo brenda ketij territori. Fati i shqiptareve e shtetit te tyre shqiptar ishte mizor, ne me te pakten, tragjik e komik njeheresh, aspak per t’u lakmuar, e sic thote autori i reportazhit "... sot Shqiperia, nuk perfaqson me qendren e aspiratave te mbareshqiptareve. Shqiperia i ngjan atij xhaxhait qe lengon e qe te gjithe e duan, por asnjeri he per he, nuk ka deshire t’i afrohet krevatit te te semurit, te pakten deri sa te mbaroje terapine.

Nevoja per t’u mbajtur mbas nje identiteti te ri, te krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX-te, identitet i mberthyer pas mitesh e heronjsh te krijuar ne kohen moderne, i miklon shqiptaret te luajne me karten e antifashizmit, e cila per ta, akoma nuk eshte konsumuar, sikur te jete nje lloj pasaporte e sigurte per te kapercyer tranzicionin e veshtire post-komunist. Por heronjte tokesore e te prekshem nder shqiptare, kane munguar e vazhdojne te mos i nevoiten shume mentalitetit gjysem pagan, tolerances relixhoze te saturuar ne nje det bestytnish. Eshte me e lehte per ta, te hedhin gjithe peshen e besimit te tyre ne objekte kulti e venerimi se sa nje heroi te dale prej te gjalleve. Fotografite e National Geographic na e sjellin kete kontrast, ku vihen perballe te dy llojet e venerimit: per heronjte e rene ne luften antifashiste dhe per kultet qe perzjejne shpirtin pagan me relixhionin e ceket te shqiptareve, Lapidaret e heronjve, blloqet e gureve, muret e rrenuar te objekteve te kultit e kishave te vjetra, kthehen ne qendra pelegrinazhi ne ditet e festave kombetare, te kulteve pagane, apo kalendareve relixhioze.

Nepermjet imazheve fotografike te Alexandra Boulat, percillet e na shfaqet stoikja; ne imaxhet e nje fshati, Kudhesit, me kokefortesi i ngulitur ne lartesi, diku ne nje shpat mali. Poshte tij, shtrihet gjelberimi, rrjedha e nje lumi, qe derdhet tutje ne lugine drejt hapsires blu te detit Jon.

Rituali i detyruar i “shprishjes se gjakut” ishte dhe vazhdon te jete nje lloj “rite de passage” te prodhimit te genit te etnise shqiptare, e me vone, te shperndarjes e tretjes se tij ne hapsirat jo shqiptare. Fillimet e “gjakut te shprishur” duhet te jene te hereshme, por evidentimet e para, nisin ne shekullin e XV-te, kur refugjatet e Arberise te zaptuar nga osmnallinjte themeluan mbi 50 fshatrat arbereshe ne Sicilia, Calabria, Campania, dhe Puglia. Per disa prej tyre, keto vendbanime ne Itali, nuk ishin stacionet e fundit. Prej andej tufa-tufa u shperndane ne te gjithe boten, deri ne Amerike.

Ne vitet 1913, 1944, 1990, shqiptaret pesuan shprishje te tjera gjaku, here-here prej plageve te shkaktuara prej vetvetes, e here prej faktoreve te jashtem. Greket e shqiptaret, serbet e shqiptaret, gjithmone jane grindur e vrare me njeri-tjetrin, nuk kane qene fqinje aspak te deshiruar per shoqi-shoqin. Asnjehere, nuk kane pasur ndonje simpati reciproke per njeri-tjetrin. Pas 1944, faktori Hoxha e shprishi gjakun e shqiptarit, duke zbatuar principin diabolik te derdhjes se gjakut shqiptar, nje lloj principi primitiv ne medicinen e popullarizuar prej alkimisteve te rinj komuniste, sipas te cilit, per te shpetuar pjesen e semure te nje trupi, duhet te derdhet e hidhet tej nje pjese e gjakut. Gjate regjimit te ketij diktatori te vogel, por jo me pak mizor se idhulli i tij, Stalini, u burgosen 17,900 njerez, u vrane 5,157 njerez, u internuan 30,383 njerez. Sistemi qe ai ngriti, shperfytyroi dhe eutanazoi shpirtin e shqiptarit, e zhveshi nga cdo gje te shenjte e vlerat e mirefillta te solidifikuara ne shekuj, duke krijuar nje vakum, nje djerrine morale e shpirterore. Pas revolucionit te kadifenjte te 1990, per njerezit pa rrenje, shumica te ardhur nga periferite provinciale, Shqiperia e viteve 90-te per kete shtrese, ishte vendi ideal i pasurimit te shpejte e te paskrupullt, krimit te organizuar, te futjes me dhune ne jeten politike e zaptimit te saj. Nderkohe, qindra-mijra shqiptare te tjere emigronin ku te mundnin; shumica ne vendin fqinj, Greqi, pavarsisht antipatise reciproke midis dy vendeve, e nje pjese morren te njejten rruge qe paraardhesit e tyre arbereshe per motive krejt te ndryshme, kishin kaperxyer duke u hedhur ne krahun tjeter te Adriatikut, ne Itali pese shekuj me pare.

Kosova, kriza e lufta e 1999, ishte nje fatkeqesi me permasa biblike, nje gjeme historike e paimagjinueshme, e qe preku njeheresh te gjithe shqiptaret kudo qe ishin. Njekohesisht, Kosova sherbeu si nje zgjim mbarekombetar, frenues i prirjes vetshkaterruese te shprishjes se gjakut; ne nje menyre ndaloi hemoragjine njerezore dhe te vlerave kombetare. Kosova ishte nje tronditje, nje shok mbarkombetar, qe i dha shqiptareve ate sensin e katastrofes biblike qe kishte prekur nje komb te tere.

Kosova ne historine e kombit shqiptar do te trajtohet si katastrofa me e madhe, ndoshta e fundit, por c'ka eshte me e rendesishme, ishte pikerisht kjo katastrofe e nderprere ne mes, qe u shndrrua ne momentin e ringjalljes se kombit. Shqiptaret si komb, iu zbuluan botes ne momentin me delikat te historise se tyre moderne. Ata kishin nevoje per ndihme e mirekuptim, ishin para sproves se madhe te peshes qe kishin ne Ballkan. Dicka duhet te kryhej medoemos. Bota ne solidaritet njerezor me tragjedine njerezore te Kosoves i shtriu doren, e shqiptaret pane se mbrami driten ne fund te tunelit te makthit shekullor. Ky moment kthese, shenoi edhe fillimin e rimekembjes se tyre kombetare.

No comments: