Sunday, June 22, 2008

Art/Muzike


Maskat feministe te Madones
Nga Altin Topi

Vite me pare postova ne Alb-Club nje “intermezzo with no function and address”, e nje nder personazhet qe permendja ishte Louise Ciccone Ritchie, ose artistikisht Madonna, sic ajo njihet ne boten e muzikes e te artit. Nder te tjera shkruaja qe ajo “eshte bija e revolucionit seksual, atij revolucioni, qe i mesoi femrat te hapin gojen per te mos patur ndrojtje te thone opinionin e tyre rreth seksit” e per talentit e saj vazhdoja:


“…The Queen of Pop, ka nje ngarkese emocionale muzikore, qe te ben te mos e hedhesh menjane, "you cannot dismiss her lightly". Ajo eshte thjesht nje talent, qe te pakten per me se pesembedhjet vjet "led the chart of pop music worldwide". Ajo eshte nje talent muzikor e nje kercimtare qe nuk ka shoqe; arti i saj nuk eshte medioker, e ne nje fare menyre eshte klloni i Safos, Kleopatres, e nuk e di kujt tjeter emer te talentuar femre ne histori, e qe beri epoke ne fundin e shekullit te njezete…”

Nder arsyet qe me shtyne te shkruaj perseri per kete teme eshte nje fakt i thjeshte qe une dhe Madonna i perkasim te njejtit brez muzikor, kjo ne planin personal. E dyta eshte se, ajo vazhdon te mbetet nje “icon”, qofte e teorive postmoderne, ashtu edhe ne perceptimit populist ne pergjithesi.

Per dy dekada, duke filluar nga fillimi i viteve 80-te, Madonna ka qene teper e pranishme ne vemendjen e mediave dhe klasifikimeve muzikore.Duke filluar nga albumet e para muzikore, qe synonin kryesisht te terhiqnin vemendjen e rinise nen te njezetave, e ne vazhdim, deri ne ditet e sotme, ajo konsiderohet si artistja e vetme, qe mban rekordin boteror ne marketimin e shitjen e artit te saj. Pavarsisht ketyre arritjeve ne shitjen e artit te saj, muzika e saj ka nje vend solid ne konvencionin e “pop culture-es”. Kjo te ben te mendosh se “eventi Madonna” eshte rezultat i dy komponenteve, albumeve muzikore dhe te qenurit e saj nje person mediatik, “media persona”. Nyja lidhese midis te dyja mbetet kontroversialiteti i artit te saj, i cili na eshte ushqyer me bollek, si nepermjet koncerteve “live”, vidiove, cd-ve, intervistave, librave e te gjitha formave te tjera te publikimit.

Me tej, duke perforcuar idene e hedhur me pare se Madonna eshte “bija e revolucionit seksual”, do ta filloja eksplorimin me “nyjen lidhese”, kontroversialitetin e artit te saj. Madonna eshte nje “product of her time”, - prodhim i kohes se saj. Ketu fillon edhe konfuzioni e persiatja jone. A perfaqeson Madonna per feminizmin, nje hap perpara apo mbrapa? A jane imazhet eksplicite seksuale te perdorura qellimisht nga ajo, pjese e feminizmit e revolucionit seksual? A i permbysi steriotipet e deriatehereshme mbi gjinine femrore, apo beri te kunderten, i perforcoi me shume imazhet ekzistuese?

Per t’i dhene pergjigje ketyre pyetjeve eshte mire te rikujtojme Madonna-n qe prej fillimeve te veta. Ne albumin e pare solo, imazhet qe na ofrohen jane ato te nje Madonna ekzibicioniste, ku rebelizmi nderthuret me nje seksualitet femror provokator e me tepri. Repertori i veshjes eshte nje mish-mash kombinime ngjyrash e modash; funde te shkurtra me cizme, rrypa, lidhese, kordele, bizhuteri falso, kryqe e zixhire, etj. Ekzibicionizmi rebel me nje veshje kaq te lire, - Papa Don’t Preach, ku ajo shfaqet si nje e re nen te njezetat, bjonde, me modelin e ngaterruar te flokeve, - ngjan te jete i mundeshem, i arritshem per te gjithe te rejat; shume shpejt neper rruget e metropoleve e qendrat urbane te botes shfaqen te rejat duke imituar imazhin e saj. Liria seksuale e bota materiale, e pasuron repertorin feminist te Madonna-s me videot Material Girl, ku ne Gentlemen Prefer Blondes imiton Marilyn Monroe, apo prezantohet si “stripper”, “show girl”, femer klubesh ne Open Your Heart.


Ne albumet qe nxjerr pas 1986-tes, shfaqet nje Madonna e re, ndryshe, me nje garderobe ku alternohen apo kryqezohen veshjet dhe modelet femer-mashkull. Ka hedhur pertej delikatesen femrore, ekspozon fizikun e saj muskuloz. Ky “new look” eshte nje perzierje imazhe ikonash te nje lloj femre te fuqishme e njekohesisht misterioze; nje pjese nga imazhet huazohen prej ekranit te madh te periudhes te argjende te filmit, nepermjet imitimit te figurave te Dietrich dhe Garbo-s.


Ne vitet 90-te e me vone, ne videot e tilla si Justify my Love, koreografia dhe imazhet e Madonna-s njohin nje tranzicion te ri, nje lloj amalgame sadomasokizmi, seksualiteti dy drejtimesh, erotizmi homoseksual, etj. Shpesh e shohim te vishet si mashkull, apo te nxjerre ne pah pjese erotike te trupit te saj, duke veshur te brendeshme te dizenjuara nga Gaultier, “hi-tech”, jashtetokesore, sic ishte rasti i turneut muzikor Blonde Ambition. Publikon nje album fotografish, ku identiteti i saj eshte nje “mélange” seksuale, seksualiteti e perversiteti plural. Ne albumet e koncertet e viteve te fundit, skenat e koreografia behen edhe me teatrale, shume e shtrenjte, ku here ekspozohet filozofia e saj “kabbalah”, e here trajtohen baladat historike te nderthura me role politike si ne filmin Evita, etj.

Ne dokumentarin “In Bed with Madonna (ose Truth or Dare, 1991) nga goja e vet Madonna-s marrim nje pohim, i cili duhet te kihet parasysh kur trajtohet figura e saj si artiste: “You could watch it and say, I still don’t know Madonna, and good. Because you will never know the real me.” E me te vertete a mund te kete nje narrative koherente per Madonna-n, ku sekuencat e zenitheve te saj artistike, te mund te jene rrjedhoje llogjike e evoluimit te saj si artiste e si njeri. Imazhet e projektuara nga ajo, ne periudhe te ndryshme te karrieres te saj, nuk na ndihmojme te arrime ne nje konkluzion perfundimtar, permbledhes, te esencen feministe e njerezore te kesaj artiste kaq te perfolur e te sukseseshme.

Te dy kampet e kritikes postmoderne e trajtojne Madonna-n ne kendveshtrime te kunderta e shpesh ekstreme. E gjithe kjo, nuk na ndihmon te hedhim drite pertej maskave te shumta te feminilitetit te Madonna-s. Per njerin kamp, Madonna nuk perfaqeson gje tjeter, vecse rastin ekstrem te nje mjelje, shfrytezimi te paskrupullt komercial te spektaklit seksist, artistik e muzikor te prezantuar prej saj. Subversioni teatral i artit te Madonna-s, me pluralizmin e imazheve seksuale, sipas kesaj perqasje, ka vetem nje objektiv: te terheqe, te gllaberoje nen daren konsumeriste te shitjeve te produkteve te saj muzikore, sa me shume te munde, segmente te ndryshme te shoqerise, minoritet etnike dhe seksuale, masen rinore punonjese femerore, nxenese e studente, pra duke ofruar dicka terheqese per cdo grup. Shkurt, sipas kesaj kritike, Madonna shfrytezon kulturen bashkekohore, e cila e ka kthyer ne objekt komercial trupin e femres.


Ne anen tjeter, kemi kampin qe ofron nje imazh shume me pozitiv te Madonna-s. Ekzibicionizmi e pluralizmi i Madonna-s, Madonna vete, eshte nje shembull i fuqishem i femres ne kontroll te vetvetes e trupit te saj, e cila mund te veproje me nje pavaresi te plote. Erotizmi i ekspozuar kaq hapur ne spektaklin e saj muzikor, nuk eshte pasiv, i imponuar nga faktore te jashtem, nga shoqeria. Ajo eshte ne kontroll te plote te seksualitetit te saj; seksualitet qe merr nje rol aktiv, i cili nuk duhet te merret per dobesi, por si nje cilesi, art, mjeshtre e autore e te cilit eshte ajo, e vetem ajo. Aftesine dhe talentin e Madonna-s per te manipuluar e marketuar seksualitetin, kritikja post-moderne e feminizmit, Camille Paglia, e ka konsideruar si cilesite e nje “feministe te vertete”. Sic permenda ne krye, Madonna, mbetet e rendesishme per natyren e vet postmodernizmit, sepse ka thyer tabute, konvencionet e njohura e te pranuara per rolin e seksit dhe gjinise. Koncepti i “denatyralizimit” te seksualitetit gjinor, pluralizmi seksual i eksploruar nga Madonna, i ka hapur perspektiva krejt te ndryshme identitetit, i cili gjithnje e me shume po shihet e konsiderohet shumeplanesh, plural.

Se mbrami, eshte e rendesishme te ndalemi tek Madonna si femer. Ne fund te fundit, pas nje pluraliteti eksperimentesh muzikore, koreografike, teatrale, Madonna me shume se me cdo gje tjeter, eksperimentoi me maskat e feminilitetit. Pavarsisht “denatyralizimeve”, besnikeria ne fund te fundit, qendron ne te qenurin femer-nene, e gjithshka qe perfaqeson ky binom.

Artin e Madonna-s mund ta krahasojme me ate te fotografes amerikane Cindy Sherman. Gjate viteve 70te dhe 80te, Cindy Sherman terhoqi vemendjen e medias me nje seri te gjate autoportretesh fotografike ne role femerore te ndryshme nen titullin Untitled Film Stills. Keto sekuenca fotografike bardhe e zi, ishin rezultat i eksperimentimit te Sherman-it me “film noir” europian, ku ajo prezantohet si nje aktore paemer. Imazhet zbulojne njelloj si ne rastin e Madonna-s, pluralizmin e dualizmit e te ekzistuarit. Ate c’ka zbulon nje imazh, zhduket ne sekuencat e tjera, Madonna e Sherman, deshmojne nepermjet artit te tyre se identiteti mbetet dicka fluide, nuk mund ta futesh ne kornize, apo t’i vesh nje emer. Ne te dyja rastet, imazhet, klipet muzikore e fotografite filmike, te cilat krijuan te dyja artistet, kushtezojne aftesine e shikueseve per te gjykuar mbi imazhet. Gjykimi e te kuptuarit e publikut, ne menyre te pandergjegjeshme, varet nga ndricimi, veshjet e te pozuarit e artisteve, duke krijuar kuptime dhe identifikuar imazhet e ndryshme brenda kultures e botkuptimit mbizoterues. Identitet e krijuara mund te perqafojne dicka te pergjitheshme, por mund te jene edhe teper specifike. Konsumuesi i artit, intuitivisht mund te identifikoje imazhin qe i afrohet, pavarsisht se burimi nuk identifikohet, nuk e zbulon veten, mbetet paemer. Si njera edhe tjetra, jane mjeshtre per te krijuar nje shumellojshmeri imazhesh e per te luajtur me te qenurit femer. Ka nje perputhje te habiteshme, - pavarsisht menyres, formes e mediumit te ekspresionit artistik, - te thelbit te dy artisteve, ne te konceptuarin e vetes e te identitetit te tyre. Sherman pohon per New York Times ne 1990: "I feel I'm anonymous in my work. When I look at the pictures, I never see myself; they aren't self-portraits. Sometimes I disappear."

Ne cdo njerin nga ne, ka nje efekt trondites, te shetiturit nga nje stacion artistik ne tjetrin, i artit te prezantuar nga Madonna dhe Sherman, nga nje personazh apo portret fotografik ne tjetrin, nga nota muzikore apo kenge ne te tjerat. E dime qe, te gjitha jane autoportrete, te krijuara enkas per skenen, per syrin e veshin e publikut, por nderkohe, e kuptojme pas nje gjurmimi te kujdeshem, se te dy artistet, na ekspozojne steriotipa te krijuara sipas kuptimit qe i jep kultura qe na rrethon. Midis tyre gjenden heroina te denja per filma hitcokiane, femra fatale, vajza adoleshente te ngaterrura me veten e me boten; nder adoleshentet, gjenden edhe “vajza te mira” sipas konvencionit paternalist te shoqerise, te reja te traumatizuar nga pamundesia per te qene pjese e gares dhe te suksesit, etj. Ne thelb, pak na ofrohet nga bota e brendeshme, private, e ketyre dy artisteve te verteta. Te dyja artistet, sa me shume maska perdorin, aq me shume na largohen, e na e veshtirsojne mundesine per te zbuluar thelbin e tyre.

Nje kritike e feminizmit postmodern, Judith Williamson, shkruan se, Madonna e Sherman, duke ia hedhur publikut ne menyre eksplicite repertorin plural te identiteteve femerore, e kane hedhur atje ku i takon te jete, ne syte e spektatorit e konsumuesit te artit. Per teoricienet e feminizmit, duke stigmatizuar shndrrimin e femres ne nje objekt thjesht seksual, nepermjet maskarades artistike, Madonna e Sherman kane gjetur menyren me efikase per te mbrojtur femren nga deshirat epsherore maskuliste. Ky ndrrim i vazhdueshem i maskave femerore, konsiderohet i rendesishem per teoricienet e feminizmit te sotem, perderisa deshmon se, te gjitha keto identitete qe mund te marre femra jane njelloj artificiale. Dekonstruktimi qe te dyja i bejne steriotipizimeve kaq shume te perdorura e te eksploruara nga media e shoqeria, behet ne pozita krejt indipendente artistike. Ndrrimi i vazhdueshem i maskave nga te dyja artistet, nuk deshmon per lehtesine per te hyre apo per te dale nga konvencionet sociale te identitetit. Provon dicka tjeter: perderisa kulturalisht te hapen perspektiva per te marre identitete te ndryshme, eshte aftesia ajo, e cila duke perdorur kombinime te ndryshme te ketyre identiteteve, te krijon mundesi te perforcosh sensin e te qenurit vetvetja.

Ne fund, nuk ngjan te jemi ne gjendje te zgjidhim dilemen tone, se ne cfare marredhenie qendrojne modelet private e publike te identitetit. A ekziston ndonje lidhje midis botes te brendeshem te artistes dhe personit qe shfaq ne publik? Nje gje mund te thuhet ne lidhje me kete marredhenie; identiteti publik i artistes nuk eshte nje shprehje e thjeshte e asaj c’ka eshte brenda, ne thellesi te saj. Nga ana tjeter, prej disa teoricieneve postmodern te artit sugjerohet se, nuk ekziston nje dimension i fundme i identitetit. Shembulli i Madonna-s e Sherman, te cilat kane adaptuar kaq lloje te ndryshme identitetesh, mund te sherbeje si nje pikenisje per te menduar se ndoshta nuk ka thjesht nje identitet te vetem. Pavarsisht sa thelle germojme brenda vetveten, perseri do te zbulojme shtresa te reja identitetesh e te shprehurit te tyre.

No comments: