Thursday, July 15, 2010

Art/Poezi

Ëndrra dhe Poezia


        Dikur poeti francez Paul Eluard shkruante: - “Rrëfimi i një ëndrre nuk mund të merret si recitim poeme. Te dyja jane realitete te jetuara; por e para është një kujtim, i konsumuar njëherazi, një aventurë; kurse prej te dytes asgjë s’humbet, asgje s’ndryshon. Poezia e naltëson universin për të përfituar vetëm qënia njerëzore me aftësite e veta, i krijon hapsira njeriut të shoh llojshmërinë e gjërave në mënyra të ndryshme.” Ne vazhdim i kemi te dyja, endrren e poezine te shkrira ne nje.


           Ëndërr


E shoh shpesh këtë ëndërr të cuditëshme

                                          e drithëruese

Të një femre të panjohur,

                            që më do dhe e dua

E që s’ështe krejtësisht e njëjta,

                         as krejtësisht një tjetër.

Ajo më dashuron e më kupton.

E përderisa më do e më kupton,

         zëmra ime e çiltër, e tejdukëshme,

              vëtëm asaj tashmë i është falur.

Djersën e ballit,

                    veç ajo di ta freskoje

Ështe brune a bjonde, s’e di.

Emri i saj është…

                është i ëmbël

Si ai i të dashurve,

              që jeta i mërgoi.

Shikimi i saj i ngulitur, si i statujave

Zëri i saj…

I qetë, i rëndë, i largët,

          ka dridhjen e zërave të dashur,

                        e që tani kanë heshtur.



Perkthimi: I panjohur

No comments: