Monday, November 16, 2009

Opinion/Kritike

Banaliteti i së keqesnga Altin Topi
Shekulli 16/11/2009


Shkrimi i Ardian Ndreces (para disa ditesh me te njejtin titull qe ka ky shenim) ngacmoi nje nerv aq sa me shtyu te rivizitoj konceptin e bere te fameshem prej Hannah Arend. Mendoj se thjeshtezimi, nepermjet analogjizmit apo perafrimit qe i behet figurave kyce te hierarkise puniste me Adolf Eichmann-in, do te thjeshtezonte e banalizonte se tepermi forcen e intriges dhe te ligesise makbethiane qe perfaqesuan keto personazhe kryesore pergjate dikatures e totalitarizmit shqiptar. Nje shkrim sado ta cekte ate labirinth te tragjedise njerezore te frymezuar e inskenuar nga nje grusht i vogel njerezish, do t'i bente padrejtesi te vertetes tashme te delegjitimizuar. Por figura e Eichmann-it mbetet figure e rendesishme, perfaqeson besniket e betuar ne verberi te atij grushti njerezish qe flisnin e akoma flasin ne emer te moralit e ligjit. E Shqiperia ka pasur jo pak Eichmann-e...

Friday, November 13, 2009

Literature/Gjuhesi



Entropizem GjuhesorNga Altin Topi

Gjuha si qenie komplekse
Gjuha eshte nje organizem i gjalle, si te ishte nje qenie. Asgje nuk i eshte lene shansit apo aksidentales. Si ne cdo organizem, cdo ndryshim apo prurje e re, edhe ne gjuhe eshte rezultat i kompleksitetit e qendrueshmerise se saj si qenie. Nje fakt kurioz, - gjuhet ne pergjithesi, pavarsisht kohes dhe hapsires, ruajne kompleksitetin e struktures se tyre. Kompleksiteti dhe qendrueshmeria e gjuhes arrihet me anen e nje vetrregullimi te brendeshem si ne cdo qenie te organizuar. Qofte tek njerezit e hershem, apo sot popujt "e prapambetur”, gjuha qe kane folur apo gjuha qe flasin ne ditet e sotme, nuk ka asgje primitive, te thjeshte, jokomplekse.

Sunday, June 22, 2008

Art/Muzike


Maskat feministe te Madones
Nga Altin Topi

Vite me pare postova ne Alb-Club nje “intermezzo with no function and address”, e nje nder personazhet qe permendja ishte Louise Ciccone Ritchie, ose artistikisht Madonna, sic ajo njihet ne boten e muzikes e te artit. Nder te tjera shkruaja qe ajo “eshte bija e revolucionit seksual, atij revolucioni, qe i mesoi femrat te hapin gojen per te mos patur ndrojtje te thone opinionin e tyre rreth seksit” e per talentit e saj vazhdoja:

Tuesday, June 17, 2008

Art/Proze


Shejzat, - midis Mitologjise e Shkences (pjesa e trete)
Nga Altin Topi


Many a night from yonder ivied casement, ere I went to rest,
Did I look on great Orion sloping slowly to the West.

Many a night I saw the Pleiads, rising thro' the mellow shade,
Glitter like a swarm of fire-flies tangled in a silver braid.

Here about the beach I wander'd, nourishing a youth sublime
With the fairy tales of science, and the long result of Time;


Locksley Hall Alfred, Lord Tennyson


Duke lexuar vargjet nga poema e njohur e Tennyson-it, Locksley Hall, kridhem perseri habitor si dikur, ne thellesi te hapsires e te viteve. Buze ujrave e ne reren e plazheve, mbremjeve pranverore, neteve te kthjellta, atehere kur syte e mi nuk kishin nevoje te ndihmoheshin nga teknologjia, shpesh ne endjet e mija, hidhja syte nga qielli.

Friday, June 13, 2008

Art/Proze


Shejzat, - midis Mitologjise e Shkences (pjesa e dyte)
Nga Altin Topi

Sic mund te merret vesh, nen tisin mistiko-artistik, mitologjemat gjithmone fshehin shtresa te ndryshme nenteksesh e nenkuptimesh te “korrektesise, ujdhesave e intrigave politike”, te rrymave te ndryshme e nevojave per te ekuilibruar qendrat e ndryshme te gravitetit te pushtetit politik e fuqise ekonomike, ne periudha te ndryshme te historise njerezore.

Miti i Pleiadave te ndjekura nga Orioni, i perjetesuar nga astrologjia e i demostruar nga astronomia, eshte nje mit i fillimeve te njeriut per te kuptuar mahnitjen e tij me universin, natyren e vendin e vet ne te. Fjalet e Zotit drejtuar Xhobit(Book of Job 38:31): “Can you bind the beautiful Pleiades? Can you loose the cords of Orion?” , - te permendura ne Bibel percjellin vecse nje mesazh te vetem, mesazhin e paevitueshmerise, pamundesise per t’iu shmanguar ciklit te jetes: njeriu do te

Wednesday, June 11, 2008

Art/Proze


Shejzat, - midis Mitologjise e Shkences (pjesa e pare)
Nga Altin Topi

Pleiadat apo sic njihen ne shqipen e gegeve, shejzat, jane nje grumbullim yjesh ne kostelacionit e Buallit. Shejzat kane qene e mbeten pjese e mitologjise te kulturave e qyteterimeve te ndryshme. Ne mitologjine greke Pleiadat ishin shtate vajzat e Atlasit dhe Pleinones; per vikinget ato ishin pulat e Freias. Ne Europen e epokes te bronzit, keltet e popullsi te tjera perreth, i kujtonin Pleiadat ne raste pershendoshjesh e funeralesh, kur ato ngriheshin e shendritnin nga lindja, ne qiellin e nates, midis ekuinoksit vjeshtor dhe solsticit dimror, periudhe pergjate te ciles mbahej festivali pagan ne kujtim te te vdekurve. Acteket e kishin ndertuar kalendarin bazuar ne levizjen e Pleiadave ne qiell, ndersa per japonezet shejzat quheshin Subaru "sebashku", emer i huazuar ne kohet moderne nga prodhuesi japonez i automobileve.

Monday, May 19, 2008

Art/Movie and Theater


Cannes - Movie Review

The Dardennes film ‘Le silence de Lorna’
Source: www.european-films.net

The double Palme d’Or winners Luc and Jean-Pierre Dardenne came to Cannes with their sixth fiction feature film in their native Belgium. The film is called Le silence de Lorna (Lorna’s Silence) and stars regular Dardenne leading man Jérémie Renier, Italo-Belgian actor Fabrizio Rongione and young Kosovar-Albanian actress Arta Dobroshi, who first came to attention in Kujtim Çashku’s Albanian feature Syri magjik (Magic Eye) from 2005.

Rongione and Renier both starred in films by another Belgian talent, Joachim Lafosse, last year; Rongione in Ça rend heureux (What Makes You Happy), which he co-wrote, and Jérémie alongside his older brother Yannick Renier and French diva Isabelle Huppert in Lafosse's Nue propriété (Private Property). Rongione also had bit parts in two earlier Dardenne films and recently wrapped Ariel Zeitoun's Le dernier gang (The Last Gang).