Sunday, February 10, 2008

Opinion/Kritike


Projektimi i Bindjeve Personale
Nga Altin Topi
Alb-Club Qershor 2005

Cdo kujt i bie rasti te shprehet:

”Bindja ime personale eshte se, kolegu me siper e ka interpretuar krejt....”

Menjehere, kjo shprehje, me solli ndermend kardinalin Ratzinger, sot Papa Benedikt XVI, i cili na kujton "diktaturen e relativizmit", qe varet mbi kokat e njeriut (post)modern, si nje mjegullnaje.

Ratzinger:

And this while relativism, that is, allowing oneself to be led here and there by any wind of doctrine, is seen as the only behavior abreast of the times.

What "remains eternally," he added, "is the human soul."

Relativizmi vjen ne forma te ndryshme, por gjithmone eshte dekonstruktivist ne natyre. Pershembull, per relativizmin, nuk ka te vertete historike objektive. Nuk ekziston e verteta historike apo objektive. Enver Hoxha, ne varesi se kush e trajton historine, jo vetem qe mund te mos kete qene diktator, por mund te kete qene fare mire nje clirues, shpetimtar, marksist i madh, etj, superlativa te ketij lloji.


E me pas, vetvetiu, do te flasim per relativizmin moral, qe na vjen kryesisht ne dy forma: si relativizem kultural dhe individual. Duke ndjekur logjiken e relativizmit kultural, cdo kulture krijon bagazhin e moralit te vet. Pershembull, kanibalizmi ishte nje praktike kulturore e aprovuar brenda kultures kanibale. Njeriu mund te vriste dhe hante tjetrin; moralisht brenda kultures se vet, nuk bente asgje te papranueshme, perkundrazi ishte me se e moraleshme.

Kurse ne lidhje me relativizmin individual, zbritet ne nivelin personal. Si shembull mund te merret piktura e Stalinit. bere nga Pikaso; nese do t’a shihnim Pikason si marres i cmimit Stalin dhe komunist, portretura e Stalinit do te na dilte ajo e udheheqesit te madh sovjetik; kurse, po ta shihnim Pikason, si piktorin modern, jokonformist, qe kishte ekzpozuar vepren e tij ne MOMA, Stalini do te na dilte si figura e urryer e diktatorit. Secili ka te drejte te kete opininion e tij. Nisur nga relativizmi individual, kush eshte X-i te gjykoj Y-in?

Konkluzioni i kesaj persiatje eshte se relativizmi, qofte historik, qofte moral(kultural apo individual), e kthen ne dicka te pamundur debatin mbi moralin e sjelljes njerezore.

Atehere cila do te jete zgjidhja? Dihet qe per cdo mosmarreveshje edhe civile qofte, stacioni i fundit eshte logjika e verber, forca e ligjit, pra te biesh ne duart shtrenguese te ligjit.

Imagjino sikur ndertesa e ligjit te pllakosej nga nje relativizem i tille dekonstruktivist. Aktivizmi politik te ndikonte punen e dores te verber te ligjit e te gjykates. Nese procesit e vullnetit te mirefillte politik, i jane vene sterkembesha, e duke insistuar te fitosh aprovimin, ceshtjen tende, duke kerkuar te gjesh nje gjykate, qe te ndezi driten jeshile, te besh ate qe ke qejf ti te besh e te arrish, duke germuar ne disa cepa pa drite, duke gjetur interpretime te reja, te errta e te padegjuara te Kushtetutes dhe Ligjit. Po ketij cfare lloj relativizmi mund t'ia veme emrin. A mund te quhet relativizem i Ligjit e Kushtetutes ?

Ne epoken e relativizmit qe po perjetojme ne te gjithe, ku e verteta objektive shihet si nje tallje e madhe, dekonstruktivizimi i moralit, historise, e cfaredo gjeje tjeter, eshte nje prirje intelektuale teper shkaterruese. Jeten e sjelljen individuale e publike, e kthen ne nje lloj mocalishte, ku te gjithe ndoten e mbi te gjithe mund te hidhet balte, e te gjithe kane te drejten morale te dalin ne breg, e duke bere nje dush te shpejte te lahen nga baltovina, era e keqe, krimet e mekatet e tyre, njelloj sikur te shplanin kripen e detit.


We are now witnessing the "dictatorship of relativism" which "does not recognize anything as absolute and leaves as the ultimate measure only the measure of each one and his desires.

In this connection, the cardinal cautioned people who wish to leave their mark in life; he said that money and buildings and books do not last as, after a certain time, "everything disappears."

No comments: