Friday, April 18, 2008

Syri i Fotografit


Bote Materiale – Shqiperia e sapo dale nga Izolimi
Nga Altin Topi

Material World u konceptua si ide dhe u botua ne 1994 si nje liber i ilustruar me te dhena te marra nga ekspertet e OKB-se dhe te Bankes Boterore, dhe foto kryesisht te realizuara nga Peter Manzel dhe prej nje grupi fotografesh. Iniciatori dhe autori i librit eshte vet Peter Manzel. Shifrat dhe fotografite deshmojne per larmine e arkitektures te banesave, “landscape”-it perreth, madhesise te familjeve, veshjeve, etj. Mbi gjithshka, te impresionon dramaticiteti i prezantimit te inventarit material te orendive te shtepise, prej objekteve me te vogla, deri tek ato me te medha, te ekspozuara shumica perpara banesave perkatese.


Kriteret ne perzgjedhjen e familjeve te prezantuar ne kete album te botes materiale te globit, u percaktuan me ndihmen e eksperteve te OKB-se e Bankes Boterore. U konsideruan aspekte te tilla si, cila konsiderohet nje familje mesatare ne baze te vendndodhjes(zone urbane apo rurale, qytet, qyteze, fshat, etj), llojit te baneses, madhesise te familjes, te ardhurat vjetore, profesioni, feja, etj.


U zgjodhen 30 vende prej 183 vendeve anetare te OKB-se, te cilat reflektojne nje nderthurje te botes, duke konsideruar aspekte te tilla si vendet me rritje te shpejte te ekonomive, armiq te dikurshem te SHBA-se, vende qe zene faqet e para te lajmeve, vende qe jane te dobishme per te krahasuar standartet e jetes, vende qe kane dicka interesante per te mesuar e ekziston perspektiva e deshira per t’i vizituar, etj.

Autoret trokiten ne shtepite tipike, banesa qe i pershtateshin me shume statistikave te grumbulluara e qe do te kontribonin me sukses te plotesonin imazhin, pejsazhin e botes materiale te familjes globale njerezore.

Me te zgjedhur familjen, fotografet pergjate perkushtimit nje javor duke qendruar prane secilen prej familjeve te zgjedhura, punuan intensivisht te ndertonin nje baze te dhenash rreth inventarit material te familjes mbi bazen e nje liste prej 66 pyetjesh, shembuj te te cilave jane dhene me poshte:

- Cili eshte objekti me i cmuar per secilin anetar te familjes?
- Cili eshte ushqimi tipik i mengjezit?
- A ishin grabitur ndonjehere?
- Sa ore ne dite shpenzojne para TV?
- Cfare te ardhme shohin per femijet e tyre?

Nder vendet qe u konsideruan tipike per t’u perfshire ne listen e 30 vendeve ishte perfshire edhe Shqiperia. nen titullin “Jashte izolimit”. Familja tipike e zgjedhur ishte familja e Hajdar Cakonit, nje mesues matematike ne nje shkolle tetevjecare ne rrethinat e Burrelit. Fotografite e jetes te perditeshme u morren me 24 Nentor te 1993 nga Gugliemo De’Micheli, kurse Big Picture(Fotografia e Madhe), pra, fotografia e familjes perballe shtepise me inventarin e orendive shtepiake, nga Louis Psihoyos dhe John Knoebber.

Gjithe, gjithe, ne fotografine kryesore, numri total i objekteve, inventari i botes materiale te familjes Cakoni ishte rreth 25-50, duke perfshire ketu gomarin, lopen, dhite, pulat, gjelin e delet, pra kafshet shtepiake. Ne fotografine kryesore nuk eshte perfshire gjithe inventari i shtepise si krevati bashkeshortor e dollapi i madh i rrobave te ngulur ne mur, sobe drush, kater pula, qeni, gjashte shilte, rezervuar druri i kapur ne mur, voze vere.


Ne fotografine kryesore tregohen me numrat perkates edhe anetaret e familjes:

1. Hajdar Cakoni, babai, 44 vjec
2. Hanke Cakoni, nena, 37 vjec
3. Armond Cakoni, djali, 14 vjec
4. Ardian Cakoni, djali, 12 vjec
5. Artila Cakoni, vajza, 6 vjec
6. Aurel Cakoni, djali, 5 vjec


Cila eshte rutina e perditeshme e familjes Cakoni? Familja Cakoni pjesen me te madhe te kohes e shpenzon ne ate qe quhet kuzhine. Kur eshte dimer, qendrimi bashke ne kuzhine behet edhe me i domosdoshem, per shkak te te ftohtit, nevojes per t’u ngrohur prej burimi te vetem te nxehtesise, sobes me dru. Me perjashtim te momenteve te vizitave te miqve e te afermve, televizori eshte i hapur gjithe kohen; eshte dritarja e vetme, qe te shetit pa shpenzuar asgje, larg, pertej brigjeve te Adriatikut, ne Itali. Si ene gatimi sherbenin kutite metalike prej material inoksi te ushqimeve te konservuara, te cilave i ishte ndryshuar perdorimi. Uji i pishem sillet prej njerit nga djemte, Armondit 14 vjecar, qe e transporton me gomar prej nje pusi qe ishte rreth nje kilometer larg. Dreka kryesisht permblidhej ne presh, lakra, veze e djath, dhe raki e distiluar ne shtepi.

Familja Cakoni jeton dhjete kilometra nga qyteti i Burrelit. Cdo dy jave i duhet te ecin ne kembe perreth kater ore per te bere blerjet e ushqimeve e te gjerave me te domosdoshme ne tregun e Burrelit. Hajdari eshte mesues matematike i nje shkolle fshati; i meson femijeve te pergjumur e te uritur, qe ecin cdo dite tre ore shkuarje-ardhje nga shtepia ne shkolle, pese dite ne jave, te ulur ne klase cdo dite nga ora 9:00-te ne 13:00-te. Koha per keta njerez ka nje kuptim tjeter; tre ore per te marre pjese ne klase, nje ore per te shkuar tek burimi me i afert i ujit te pishem, kater ore cdo dy jave per te bere pazar ne qendren me te afert urbane, etj. Cdo nate familja Cakoni ulet para televizorit e krahason instiktivisht jeten e saj me ate c’ka i afrohet nga ekrani i televizorit. Pavarsisht se per autoret e ketij libri, jeta e familjes Cakoni kaq tokesore e rudimentare megjithate ka vlere, per vet Cakonet ajo perbuzet, ata enderrojne te jetojne diku tjeter e te kene me shume. A mundet dikush te argumentoje me keta njerez kaq prane dheut, tokes se tyre?

Gugliemo De’Micheli eshte nje fotoreporter "freelance" i bazuar ne Itali. Ka kontribuar per publikimet kryesore amerikane dhe europiane sic eshte Sport Illustrated, Time, Life, A Tavola, Capital dhe tre nga publikimet e serise Day in Life. Per kontributin e tij ne kete te fundit ne lidhje me jeten ne Irlande, i eshte dhene cmimi Award of Excellence nga revista Communication Arts.

No comments: