Thursday, January 7, 2010

Opinion/Kritike



Bretkoca dhe Akrepi
nga Altin Topi
Gazeta Shekulli 16/02/2010

Fabulën e bretkocës me akrepit nuk jemi të sigurtë se nga cila kulturë e kemi trashëguar, por është shume e vjetër, shpesh i atribohet edhe Ezopit. Sic janë të shkurtra edhe fabulat e Ezopit, unë po e ritregoj në stilin e tij.

Një ditë prej ditësh, një bretkocë dhe një akrep u takuan në buzën e një përroi. Akrepi iu lut bretkocës ta hidhte në krahun tjetër të përroit. Bretkoca dyshuese e pyet: - “A mund të besoj unë që ti nuk do të më ngulësh thumbin tënd vdekjeprurës?” Akrepi e kishte pergjigjen në majë të gjuhës: - “Si mundem ta bëj dicka të tillë? Po të qe kështu, do të mbyteshim të dy në ujë.” E kandisi bretkocen, e cila më në fund u bind ta mbante në kurriz. Ne mes të përroit, bretkoca ndjeu një pickim të fortë dhe nisi fill t’i paralizoheshin gjymtyret. Duke u fundosur me akrepin në kurriz e pyeti: - “Perse valle?” Akrepi iu pergjigj me skermitjen e tij cinike edhe në vdekje: - “Është vet natyra ime…” .

Here pas here fabula është rishkruar duke u endur në labirinthin e natyrës inkuizitive të arsyes njerëzore. Eshte stërholluar debati midis bretkoces e akrepit; si arriti të bindë akrepi bretkocen; e njëjta orvatje rreth dialogut bretkoce-akrep në momentin e mbytjes. Mendoj se fabula e shkurter duke moralizuar ne gjuhen ezopiane të botës së kafshëve e kryen fare mire misionin për c’ka do të iluminohet në këtë shkrim.

Akrepat me natyrën e tyre të pandryshueshme gjënden ne cdo kulturë, gjini, shtresë apo rreth shoqeror, profesion, etj. Bretkoca simbolizon njeriun e zakonshëm me logjiken e tij racionale. Bretkoca, pra njeriu normal, perdor arsyetimin, rrjedhën logjike, për të kuptuar e nxjerre racionalen në aktin vetvrasës të akrepit. Pavarsisht, nuk do të gjendej përseja, arsyetimi i tij do të dështonte plotesisht. Nderkohe, bretkoca do të mund te dallonte cdo rrenë tjetër të vogël, por kur vjen tek genjeshtra e madhe, do te deshtonte. Po permend Adolf Hitlerin, jo per ta perdorur si etalon krahasimi, sic behet here-here pa e peshuar fjalen, por per nje thenie te trasheguar prej tij: - “Masat e gjera behen me lehte viktima te nje genjeshtre te madhe se sa të një rrene të vogel”. Ishte pikerisht ai, qe per nje kohe ishte ne gjendje te manipulonte nje komb te tere. Logjika e Fyhrerit eshte e thjeshte: kur nje personi racional i shtihet ne mendje se nje genjeshter e madhe i eshte thene mbare popullsise nga goja e udheheqesit te besuar, pavarsisht arsyetimit e orvatjeve per te zbuluar ne se eshte e mundur dicka e tille, zakonisht e verteta e thene nen ze nuk do te besohet, duke e arsyetuar si te pamundur(Jo, si mund ta thote dicka te tille e te jete genjeshter!).

Njerezit me natyren e akrepit jane fare pak, ndoshta rreth 1% te popullsise. Sjellja e njeriut-akrep, ne fjalorin mjekesor, perfshire edhe Wikepidia-n, pershkruhet si çregullim emocional; thelbi i natyres te akrepit eshte nje lloj boshlleku, varferi emocionesh. Si mund te pikaset nje individ i tille? Megjithe konfuzionin qe mund te na krijoje dukja: inteligjenca, karizma e sharmi siperfaqesor, natyra e tyre nuk vonon te shfaqet me tere forcen e tiparet e shemtuara. Shfaqet si nje amalgam: ku perzihet paaftesia per te dashuruar, varferia per te shfaqur emocione, nevoja e vazhdueshme per ekzaltim, mosmbajtja e premtimit, genjeshtra si metode pune, mashtrimi e manipulimi i te tjereve, aftesia per te justifikuar cdo veprim, nje nevoje per pushtet absolut, nevoje e vazhdueshme per te dominuar te tjeret, nje mbushje tej mase(inflacioniste) me vetveten, sjellja antisociale si shprehje antihumanizmi, bjerrje vlerash e te harmonise shoqerore, mungese perspektive dhe imagjinate, etj.

Ndryshimi midis njeriut-akrep dhe atyre qe jemi mesuar t’i quajme “psikopate”, zakonisht individe qe kryejne akte kriminale, dhunime e vrasje, e qe zakonisht i shohim te perfundojne burgjeve e spitaleve psikiatrike, eshte se njeriu akrep di te kamufloje sociopatine e tij. Ai eshte mjeshter i maskimit. Nen kete maske njerezit-akrepe ngjajne te funksionojne krejt normale; midis tyre mund te kete turli profesionesh e vokacionesh si avokate, akademike, shkrimtare, ushtarake, inxhinjere, artiste, doktore, politikane, police, sipermarres biznesi e arti, etj. Cfare perdorin ata si mjete e metoda maskimi? Profesionet e tyre, inteligjencen, rrethin familjar e shoqeror, kauzat socio-politike, ambjentaliste e rrethanat e krijuara prej tyre, duke ngritur rreth vetes fasaden e genjeshtert te njeriut normal.

Po, po, mos u habisni njerezit-akrepe jetojne mes nesh. Megjithese ne nje boshllek emocional, ata jane teper te vemendshem, duke u kujdesur te mimikezojne, imitojne emocionet e njeriut normal. Kur e takon per here te pare njeriu-akrep te ngjan se ka po ato interesa qe ke edhe ti, teper i pranueshem. Kur ndahesh nga ai mbetesh me mbresa pozitive, pershtypje te jashtezakoneshme. Me njeriu-akrep mund te flasesh lirshem, ai tregohet i vemendeshem, buzeqesh vazhdimisht, tregon interes per biseden tende, endërat, aspiratat, hallet e nevojat e tua. Nuk ka asgje dyshuese, te cuditeshme; ai pershtatet, ulet ne nivelin tend, perseri mbetet teper i pranueshem. Por mimikezimi i tij eshte thjesht kameleonik, merr ngjyrat e ambjentit. Nuk eshte per t’u habitur, qe kur te jete vetem, para pasqyres, njeriu-akrep meson veten te imitoje aktorialisht, me ate buzeqeshjen e djallezuar, fakirin e rradhes. Njeriu-akrep mund te jete gaztor, mund te kete ne cdo moment ne maje te gjuhes shakane e batuten e rradhes.

Njerez te tille jo vetem qe i ndeshim ne jeten tone te perditeshme, ne grumbullime dhe evenimente sociale e profesionale, por shpesh ata diktojne edhe vet te perditeshem tone, jetet tona. Si pakuptuar gjendemi nen marshin e tam-tamit, muzikes se tyre. Jo rralle, jane keto lloj njerezish qe drejtojne jeten tone, parasegjithash si pushtetare e politikane, kryetar partishë e organizatash, etj.

Kur njerezit-akrepe kontrollojne politikën e një vëndi, e keqja penetron ne te gjitha nivelet poshtë. Politika projekton imoralitetin e vet, nderkohë qe e moralshmja përqeshet. E keqja kamuflohet, gjithmonë prezantohet nën emrin e nje kauze te drejte. Tipari kryesor qe karakterizon nje vend te tille jane trazirat shoqerore, ku viktimat jane njerezit e thjeshte. Trazirat shoqerore nuk i japin atij vëndi mundesi per progres.

No comments: