Wednesday, January 6, 2010

Literature/Gjuhesi





Bisede postmortem (pjesa e gjashte)
nga Altin Topi


A.T. E tash i ka ardhur radha periudhes disi më me shkelqim, kur duket se Roma ka forcuar e shtrire kufijte e vet me shume, dhe eshte e njohur si periudha augustiane. Sebashku me fuqine e Romes, a u rrit edhe fuqia e krijimtarise artistike njelloj?

P.G. Figura mâ e shqueme ne ket periudhe ásht Virgjili, aq i permendur per kryevepren e tij te pávdekshme epike, qe âsht Enejda.


Virgjili nuk permendet vetem per Enejden,
 por edhe per bukoliket e tija, qe jane nje veper lyrike-alegorike e per gjeorgjiket, nje poem didaktike mbi punet fusharake, ku natyra xén vendin e pare e ku shpesh ndeshemi nder theksa lyrike me vlere te nalte. Nga jeta e tij dijme se leu ne vjetin 70 p.Kr.,andej afer Mantoves e kreu studimet e tija ne Kremone, Milan e Rome. Humbi token e pasunine qe i qe ndá veteranvet te luftes se mbrame çivile, por u njoh me miq influenta si me Mecenatin e me vet Augustin e jetoi ne paqje pá i mungue gjâ. Vdiq ne Brindisi e u vorrue nr Napoli.

A.T. Eneida eshte veper shume e njohur per ata qe kane pasur deshire te lexojne literaturen antike.

P.G. Persa i perket vepres se tija, nuk po ndalemi ketu me folë mbi Enejden, tuj qene kjo nje veper epike, e kalojme ketu tek bukaliket e gjeorgjiket.

Bukoliket jane dhete dialogje ne heksameter te quajtura egloqe. Flasin mbi jeten, mbi ndjenjat e zakonet e barinjvet e te jetes fusharake tue imitue Teokritin. Shpesh ne kto poema pasqyrohet jeta e vete ngjarjet e poetit; ose pikzohet bukur e me mjeshtri ambienti, ose paraqesin vegime, aluzione, alegori.

Gjeorgjiket janë poem didaskalike, ku cilsite e nalta te poetit e artistit te vargut dalin mbrekullisht ne dukje. Gjeorgjika ndahet ne kater libra, nder te cillet i pari flet mbi bujqesine ne pergjithsi, i dyti mbi pemet e te punuemit e tyne. Nota dominuese ne ket veper âsht kthimi nga toka.

A.T. Me pare permendet Horacin, per cfare njihet me fort Horaci?

P.G. Horaci permendet ma fort per satirat, se sa per liriken. Ai leu ne Venoze(Pulje) ne vjetin 65 p.Kr. U edukue e mori mesimet e veta ne Rrome, e i persosi kto ne Athine. Äsht edhe ky mik i Augustit e i Mecenatit, i cilli i fali nje vile afer Rromes, ku poeti kaloi i qete jeten e vet.

Permendet per satirat e tij (Dante e quen si te famshmen Satira Horaciane, e permend ne Komedine Hyjnore, te tretin pas Homerit e Virgjilit), por ka edhe kater libra odesh me fryme lyrike si edhe te permendunen Carmen Seculare (kanga shekullore). Odet e tija jane punime ku flitet per miqsi, per bashkimin e perbuzen, mosmarrveshtjet e luftat qytetare; kendohet paqja, ditunija, natyra, festat ose gjellet, krojet, etj.

Aty këtu dallohet edhe zani intim i shpirtit te poetit, gjithmone me nje mveshje te perkryeme artistike. Duhet shenue ktu se ky prodhim lyrik i Horacit erdhi mbasi poeti kishte fitue pervoje(eksperience) te gjate artistike me satiret e mbasi kishte lexue mjaft mire poezine e poetvet lyrike monodike te Greqise: Alkeun, Sophon e Anakreontin, ndikesa e te cilleve ndihet ne lyriken e tij. Ne kangen e tij dallohet fryma e filozofise epikuriane, me gezue te tashmen, pá u kujdesun shume per te nesermen (Carpe diem). Jete e vdekje jane prane ne poezite e tija lyrike. Mendimi se çdo gjâ e ksaje jete kalon pá mujt me e ndale ecjen e saj, e mundon vijimisht poetin, - mbasi per do kohe e kishte braktise, - poeti kthen rishtaz te lyrika me kângen shekullore, ku merr shkas frymezimi nga lavdia e Rromes e nga fitoret e Augustit.


vazhdon...

No comments: