Saturday, January 5, 2008

Art/Poezi


Poe dhe Baudelaire
Altin Topi

Baudelaire shkruan, - "Poe nepermjet poezise te tij u
perpoq me tere forcen e gjenise te tij te kape, te
ndaloje, e t'ia nenshtroje momentet djallezisht
fluturake te lumturise, vullnetit te tij." Ashtu si
Poe edhe Baudelaire nuk ishte thjesht poeti qe i
kendonte bukurise, por poeti i perpjekjes njerezore.
Te dy ato i kenduan jo vetem perpjekjeve e mundesive
te prekeshme, por atyre te enderruara si mjeti magjik
i transformimit te njeriu.

...
Arkitekt i magjive te mija,
Une detyroi te vershoje,
Nje oqean te zbutur,
Ne tunelin e gureve te cmuar.
...
Ai perktheu Poe-n me shume durim e sic thote vete, -
"Sepse ai ishte si une. Heren e pare qe hapa librat e
tij, lexova atje, njekohesisht me ndjenjen e
zhgenjimit e njekohesisht i lumturuar, jo vetem
subjektet qe pata enderruar, por edhe shprehje e
vargje te tera te mijat qe ai i kishte shkruar njezet
vjet me pare." Kjo eshte arsyeja qe ai pohon me
sinqeritet, - "Poe me mesoi te mendoj. Qellimi i
poezise nuk eshte qe te provoi te verteten, e te
tregoi se ajo ekziston. Vetem prej poezise e me anen e
poezise, prej muzikes e nepermjet muzikes, mundet qe
shpirti te shoh drite, shprese pertej erresires te
varrit."

Nje perkthim i vertete eshte ne vetvete nje akt
krijimi, dhe suksesi i Baudelaire-it dhe i Poe-s
(nepermjet perkthimeve te Poe-s prej Baudelaire-it) ne
France dhe Europe eshte se Baudelaire identifikoi
veten me Poe-n. Baudelaire, nje Poet, qe sic besohet,
kerkush nuk mund t'a kontestoje si poetin me te
famshem francez, identifikoi veten me Poe-n, nje poet
Amerikan pothuajse te panjohur e tejet te keqkuptuar e
keqtrajtuar ne Amerike gjate jetes te tij. Vetem
gjysem shekulli me vone ne fillimet e shekullit te
20-te, Amerikanet filluan t'a vleresojne Poe-n si
prekursori i modernizmit ne poezi e art ne
pergjithesi. Poe morri vendin qe meritonte nder poetet
me te medhenj te Amerikes, prej fames ne Europe te
promovuar nga perkthimet e Baudelaire-it. Poe
parashikoi e nxorri ne pah te gjitha aspektet
socio-psikologjike te nje epoke te re, modernizmit. Sa
keq qe gjate jetes se tij ai u keqkuptua, u shperfill
e u perbuz nga publiku e rrethet letrare Amerikane!
Poetet franceze ne pergjithesi jane pak te njohur dhe
te vleresuar jashte kufijeve franceze. Por me
Baudelaire-in poezia franceze i kaloi kufijte e
Frances. Baudelaire eshte i lexuar kudo ne bote, si te
thuash ishte e vazhdon te mbetet pasaporta me te cilen
poezia franceze shetit nga nje vend ne tjetrin. Poezia
e tij konsiderohet si poezia qe simbolizon e eshte
teper karakteristike e modernizmit, qe ka nxitur e
inkurajuar imitimin, ka pasuruar mendjet e shpirtrat e
njerezve te panumert.

Gjenialiteti i Baudelaire-it e kuptoi se bota eshte
nje "perzierje dhimbje e kenaqesije", e lotet apo
gjendja emocionale qe na krijon leximi i nje poezie,
nuk eshte thjesht pasoje e kenaqesise kulmore qe na
sjell poezia, por eshte nje shprehje e melankonise
tone, te shkaktuar nga ngacmimet nervore; eshte
shprehje e natyres tone teper komplekse e te palumtur
qe deshiron te hapi deren e te hyje ne ate Parajse qe
poezia sapo na e zbuloi. Burimi kryesor i
melankonizmit tone eshte pamundesia jone per t'u
kthyer mbrapa ne kohe, per te perseritur ato momente
qe ne kujtesen tone perfytyrojne te kaluaren, momentet
qe kaluan, si mundesi qe na shpetuan e potencialisht
ne imagjinaten tone mbartnin lumturine tone.
Baudelaire eshte poeti qe kaloi ne kalvarin e
kujtimeve te hidhura. Ai eshte mjeshtri mnemonik
(mnemonotizm eshte ajo fushe e eksperiences njerezore
qe merret me riperteritjen, adaptimin, e praktimin e
kujtimeve). Pra ne thelb ai eshte shembulli ne art i
asaj qe quhet "kontradikte e gjalle", jo ne sensin e
kundershtise meskine, por si mjeshter i meditimit dhe
enderrimit. Pra sa eshte poet i pakthyeshmerise te
kohes, kesaj jetengrenese mitologjike, eshte edhe
mjeshter i asaj "qe cdo gje mund te rigjehet, rikapet,
riperterihet, rikthehet perseri tek ne". Sic thote
edhe ai vete, - "Nje njeri mund te krijoje vetem
nepermjet llogjikes te te kundertave. Mekatimit,
blasfemise duhet t'i vesh perballe deshiren per
Parajse; paturpesise e ultesise njerezore Lulet
Platonike." Ne se arrijme te kuptojme domethenien e
kesaj shprehje, atehere kuptojme se etja per Parajse,
eshte rezultat i mekatimit, blasfemise tone, sjelljes
te ulet, e se Lulet e Verteta Platonike celin e
lulezojne ne mjedisin e mekatit, pikerisht atje ku
degradohet qenia njerezore. Pra shperfytyrimi i
personalitetit te njeriut ne dicka te neveriteshme,
nuk eshte i pakorigjueshem. Sherimi vjen
paradoksalisht prej vete aktit te percudjes, te uljes
e degradimit te neveritshem. Praktikimi i te keqes,
krijon besimin ne te miren. "Ne se une besoi ne Djall,
njekohesisht gjithashtu besoi ne Zot." Ne fakt kjo
eshte feja e pervetsuar mijra vjet me pare prej
njeriut, ne fillim e praktikuar ne sherbim te Djallit
e me pas duke u kthyer ne rrugen e drejte. Ne volumin
e famshem poetik 'Les Fleurs du Mal' ai thote, - " Une
perftoi bukurine prej Djallit, pra duke e nxjerrur ate
prej Djallit e transformoi ne bukurine e Miresise me
vullnetin e deshires time". Per Baudelaire
mnemoteknia, te rigjeturit, te rikapurit, te
ringjallurit, te riperteriturit e kujtimeve nuk eshte
thjesht nje akt fatlum i shansit, por eshte nje krijim
i artit, rezultat i nje veprimi, akti te vullnetshem
deshire.

...
Une e njoh artin e ringjalljes te minutave te
hareshme, Te rijetoi te kaluaren ne folezen e gjunjeve
te tua. ...

Dhe ne se aroma e flokeve te dashures te tij i rikthen
nje tufe kujtimesh, pikerisht kjo eshte pasoje e qarte
e nje akti vullneti te deshires te tij qe kjo te
ndodhe. Pra, nepermjet nje akti te vetedishem te
menduari, shpirti i poetit mund te vendose veten si
dicka e perjeteshme, ne oret me te lumtura te jetes te
tij. Arti eshte magji evokuese, ringjallje, mnemotizem
i te bukures. Poezia e Piktura(qe nuk eshte vecse
eshte poezi vizuale) rrjedh nga kujtimet e i drejtohet
kujtimeve. Poe ia neshtroi vullnetit te deshires te
tij "fluturimin demoniak te minutave te lumtura" dhe
thote se "...poet eshte vetem ai qe eshte mjeshter i
kujteses te tij". Poeti eshte gjeniu qe "rifiton
femijerine me vullnetin e deshires te tij".

Megjithese Proust-i e konsideronte Badelaire si
paraardhesin e vepres te tij, mnemotizmi i Baudelaire
ndryshon kryekeput prej atij te Proust-it. Per te dy
kujtesa eshte riperteritja e pershtypjeve dhe
kujtimeve te femijerise. Proust-i nuk shpresonte te
ringjallte, te riperterinte ato pershtypje me
vullnetin e deshires te tij.Proust-i therret kujtesen
qe t'a ndihmoje te rikape ato ndjesi te perjeteshme qe
perbejne kuptimin e fatit. Baudelaire nuk mjaftohet
thjesht me rikthimin e kujtimeve. "Eksperienca
mnemotike" per te ka nje kuptim tjeter. Cfare ai do
eshte zhdukja e asaj ndjenje pafuqije para fatit dhe
vendosjen nje here e pergjithmone te nje gjendje
hareje, lumturije te perjeteshme. Per ate mnemoteknia
ishte nje metode per "te nderhyre ne fatin tone" e per
t'a zevendesuar ate me nje tjeter fat, nje fat te
lumtur, qe ze vendin e fatin vetshkaterrues te nje
qenie te percudnuar e te ulet.

Por kujdes! Kulti i femijerise te Baudelaire duhet
kuptuar ne perspektiven qe e pa ai. Nje femije nuk
eshte nje engjell, perseri ai eshte fare prane mekatit
fillestar, eshte nje qenie barbare, po aq e
rrezikeshme sa edhe e keqe. Por megjithate ka nje
dhunti teper te vecante, thelbesore, dhuntine e te
parit, perceptuarit te botes femijerisht. Asnje
krijese njerezore e rritur, e pjekur nuk mund t'a
rizbuloje dhe t'a pushtoje boten qe percepton femija.
"Nje femije sheh gjithshka qe e rrethon si dicka krejt
e re, e panjohur; gjithmone ai zbulon te rene, i ngjan
nje gjendje dehjeje te perhereshme. Per femijen asnje
aspekt i jetes nuk e ka humbur shkelqimin". Per t'a
perbledhur e qartesuar idene e tij mund te themi qe
"femija e sheh boten si nje idealizim i detyrueshem, i
cili eshte rezultat i nje perceptimi te mprehte, ku
pafajsija, ciltersia e femijes krijon magjine".

Ne kushte te caktuara nje i rritur mund te provoje te
njejtin "ekzaltim, entuziazem te mendjes e shqisave"
duke rifituar forcen dhe energjine qe ai zoteronte
dikur, ose duke e perftuar ate nga pafajsia e
ciltersia qe i ka mbetur akoma ne rezervat e tij
njerezore. "Ka dite kur nje njeri ngrihet nga gjumi me
nje ndjenje riperteritje, rinore, e plot energji;
akoma pa i hapur kapaket e syve, ai ka shkundur tej
gjumin qe shkaktoi mbylljen e qepallave. Tashme
plotesisht i zgjuar ai e sheh boten me kontraste me te
gjalla e ngjyra me te pasura." Kjo shprehje ka shume
peshe. Perse a nuk i ka ndodhur secilit nga ne te
pakten nje here te jetoje kete eksperience? Momente
kur cdo kush nga ne dallon me qarte vijezat, konturet
ndarese te botes perreth, kontrastet e tyre me
intonime me te gjalla e ngjyra me te pasura. Pra me
nje fjale "shqisat jane me perceptive dhe ndjesite qe
krijojne jane shume me intensive."

Shumica nga ne, te pakten nje here ka fluturuar si
"nje engjell pa krahe", e ka ecur mbi oqean si nje
"i/e dashuruar per heren e pare". I gjithe mendimi i
Baudelaire-it mund te shprehet si nje clirim i
vullnetshem i njeriut duke imagjinuar nje bote
enderrash. Njeriu clirohet nga shemtimi fizik e moral
e fillon t'i ngjaje nje qenie qe ai ka enderruar. Ky
transformim dyfish - ne enderr e ne realitet, - nuk
eshte thjesht aksidental, i shansit, shkaktuar prej
nje force hyjnore apo dashakeqe e djallezore. Ai eshte
nje akt i luajtur nga vete subjekti i cili duke
perdorur imagjinaten, perfton Parajsen prej Ferrit dhe
Lulet e Bukurise prej te keqes ne te cilen ai eshte i
detyruar te jetoje.

No comments: