Saturday, January 5, 2008

Art/Proze



Sensi i identitetit te Kafkes
Altin Topi
Alb-Club 2001

William James shkruan: "Karakteri i nje njeriu del ne pah nga dy komponente te sjelljes te tij, - prej qendrimit moral e reagimit mendor karshi aspekteve te
perditeshme te jetes. Ne keto momente ai ndjen ne thellesine e qenies se tij te qenurit gjalle, aktiv duke vene ne prove ekzistencen e tij. Ne keto momente
eshte ai zeri brenda tij/saj qe i thote: "Ky/Kjo jam une i/e vertet-i/a'." Jung i referohet te njejtin fenomen duke e prezantuar keshtu: "Personaliteti eshte arritja kulmore e teresise te temperamentit dhe intelektit te nje individi te vecante, eshte nje veprim qe tregon kurrajon individuale perballe jetes, pohimin absolut te teresise te asaj qe perben nje individ, adoptimi me i suksesshem i kushteve universale te ekzistences, e ciftezuar kjo me lirine me te madhe te mundeshme per  vetvendosje."

Megjithese njeri perdor termin 'karakter' e tjetri'personalitet', te dy i referohen te njejtes eksperience, ate te te qenurit plotesisht vetevetja, pa dyshimin me te vogel se thjesht eshte nje pretendim farse, e duke pohuar ne menyre bindese qe kjo eksperience eshte permbushese dhe zbukuron e permirson cilesisht jeten tuaj. Gjate leximit te tregimin te Kafkes, ne nje moment kisheshkuesi pranon sinqerisht, - " Nuk me ka ndodhur asnjehere gjate jetes time, qe te jem bindur plotesisht brenda vetes se une jam i gjalle, ekzistoj. Sic e shihni une kam vetem nje ndjesi, nje vetedije fluturuese, te pakapeshme te gjerave qe me rrethojne, saqe gjithmone me ngjan, e ndjej sikur dikur ato ishin te verteta, por tash ato po ikin, po me shpetojne, po zhduken diku ne largesi." Kryqtari i ri eshte kaq pak i bindur per vlefshmerine, te verteten e ekzistences te vet saqe ai duhet te terheqi vemendjen e te tjereve, te njerezve ne kishe duke u sjellur si nje eksiq, nje i luajtur. Ne nje moment ai thote, - "Eshte qellimi i jetes time t'i bej njerezit te me shohin." Me tej ne nje moment tjeter ai vazhdon duke iu referuar vetes, - "Kam nevoje t'adetyroj veten te kryqezohem ne toke prej syve te njerezve te pakten nje ore ne dite." Duket sikur te veshtruarit e njerezve e bindin ate per momentin, per te verteten e ekzistences te vet.

Biografet e Kafkes na sigurojne se karakteret e kesaj historije e te tregimeve qe hulumtojne kete aspekt njerezor jane "projeksione transparente te vetevetes", pra te vet Kafkes. Mund te duket paradoksale se si nje shkrimtar si Kafka, qe eshte kaq unikal, i pangjashem me ndonje tjeter, te hedh dyshime mbi identitetin e tij. Max Brod, miku me i afert i Kafkes, duke permendur Kafken, pranon se kurre ai(Max) nuk kishte qene ne gjendje per te patur nje bisede te gjate nepermjet te ciles Kafka mund te zbulonte vetveten. Mbi te njejtin subjekt John Keats shkruan: "Nje poet eshte gjeja me pak poetike se cdo gje tjeter, kjo sepse ai nuk ka identitet. Kur une jam ne dhome me njerez te tjere, jane te vetmet raste kur une jam i lire prej cdo sajimi spekulativ te trurit tim, vetem atehere shpetoj nga vetja ime qe ndjek veten time. Por identiteti i cdo njerit ne dhome me shtyp, saqe nuk zgjat shume e asgjesohem - e kjo nuk ndodh vetem ne shoqerine e njerezve te rritur, por e njejta gje ndodh midis femijeve parashkollore." Per shume njerez, te komunikuarit e ndersjellshem eshte nje nevoje, e per disa te tjere eshte nje domosdoshmeri per te afirmuar identitetin e tyre. Eshte plotesisht e sakte te thuhet qe pa komunikim me te tjere, termi "identitet" nuk ka kuptim. Sepse identiteti varet nga kundershtia, e kundershtia kerkon si domosdoshmeri te jete te pakten edhe nje person tjeter me te cilin mund te realizosh kete kundershti, te shkembesh biseden. Ashtu si madhesia e nje objekti nuk mund te percaktohet pa e krahasuar ate me objektet e tjere, keshtu edhe cilesite e nje personi nuk mund te pershkrohen pa i krahasuar me cilesite e nje personi tjeter. Dikush nuk mund te jete "i mire", apo "i gjendur" apo "i mencur" apo "ironik" apo "i pavarur" apo "produktiv" ne boshllek. Per shkak te natyres te mendimeve dhe te gjuhes,pershkrimet tona patjeter duhet te nenkuptojne e te shprehin krahasimin me te kunderten apo te ndryshmen.

Perderisa identiteti nenkupton ndryshimin, kjo kerkon qe afirmimi i identitetit te kerkoje ne nje fare menyre respekt e vleresim per veten. Ne se dikush don te jetoje ne shoqeri me njerez te tjere, ai patjeter duhet te kete nje fare sensi te 'te qenurit dikush', te paturit 'te nje fare vlere'. Te gjithe ne njohim njerez qe nuk e kane kete lloj sensi te vleresimit per veten, pra brenda vetes ato ndjejne qe jane askushi; qe kurre nuk paraqesin opinione apo bindje personale, por gjithmone me padurim shpejtojne te aprovojne opinionet e te tjereve. Ne psikologji keto njerez  njihen me termin "jo-entitete" sepse identiteti i tyre kurre nuk shfaqet. Keto jane njerezit qe vazhdimisht duket sikur jane pishman e kerkojne falje per ekzistencen e tyre, sikur te ndjejne qe ato nuk kane te drejte te ekzistojne(...por megjithate nuk duket te jete rasti i nje pjese te mire te shqiptareve?!). Ato here pas here ose ne menyre te vazhdueshme jane depresive. Here-here ato mund te shperthejne agresivisht, pikerisht kunder atyre te cileve ato vazhdimisht i kane aprovuar opinionet apo veprimet.

Por me kalimin e shperthimeve, ato kthehen ne gjendjen e zakoneshme, te nenshtrimit total karshi te tjereve. Ka te tjere te cilet kane me shume veshtiresi per te afirmuar, apo ruajtur identitetin e tyre. Ne vend qe te mirepresin komunikimin e ndersjellte me te tjeret si nje mundesi per te permiresuar jeten e tyre dhe per
te vet-afirmuar ekzistencen e tyre, ato i konsiderojne njerezit si nje kercenim, si armiq potenciale prej te cileve ne cdo moment ato mund te sulmohen dhe asgjesohen. Dr. Laing pershkruan se si ne nje sesion analitik te nje grupi, nisi nje konflikt midis dy pacientave: Papritur njeri nga protagonistat ndaloi dialogun per arsyen se, - 'Une nuk mund te vazhdoj me keshtu. Ti don qe me argumentat e tua te triumfosh mbi mua. Ne rastin me te mire ti mund te fitosh diskutimin. E ne rastin me te keq ju e humbisni ate. Une jam duke argumentuar me qellim qe te ruaj ekzistencen time'. Dr. Laing komenton: Per cdo njeri qe te mund te komunikoje si nje qenie njerezore me nje tjeter, domosdoshmerisht kerkohet qe te zhvilloje identitetin e tij te pavarur. Perndryshe, cfaredo marredhenie kercenon individin me humbje te identitetit.

No comments: