
Intermexo "with no function and address".
Altin Topi
Alb-Club Shtator 2001
Froidi, Da Vinci, Mother Teresa, Michelangelo, Fromm, Madona, Jung, Migjeni, Hitler, etj.; nje ece-jake oshiluese midis shkences dhe artit. E ne fund, konkluzioni i Gardener-it,(encore France, encore Viva France), - "inteligjenca ka shume xhepa". Nga cili xhep del, e ne cilin futet inteligjenca e juaj, apo e imja? Pune e holle kjo, djem e vajza! Sidomos, kur vjen puna per te perkufizuar revolucionet. E me te vertete, cfare jane revolucionit? A jane thjesht perseritja e historise, pra nje spiral me lart, apo nje "nuveau development" e nje menyre totalisht e re e te menduarit, adaptuar per rrethana te reja? A jane revolucionet ne art, ne shkence, ne politike (sisteme shoqerore) te njejta; a jane perqafime prej shumices per shkak te dhunes abstraguese, psikologjike apo fizike; apo jane perqafime te vullneteshme te masave injorante apo atyre te sofistikuara? Sa zgjasin revolucionet, kane nje "due date", nje vit, dy, kater, dhjete here, apo jane "perpetual"?

M'u kujtua Da Vinci, i cili s'merrte ere nga seksi(…), pra nuk kishte perjetuar ate pasthirme ekzaltuese: "Ah, questo e una meraviglia! Please encore, encore, voglio ancora un altra volta!". Megjithate, ai ishte nje anatomist i shkelqyer; duke hapur dhjetra kadavra, kishte eksperimentuar e studiuar anatomine e njeriut( te dy sekseve); duhet te kishte mesuar dicka, se te berit e seksit nuk mund t'a pengonte te studionte anatomine e brendeshme te organit seksual te femres, per te vizatuar e interpretuar drejt "the connection" midis vezoreve e vagines. Ne kete rast te pakten, duke vepruar jo si artist, por si shkencetar. A nuk ishte njekohesisht edhe nje gjeni shkencetar e artist Da Vinci? Me thoni te lutem. Une di se ka vetem nje Da Vinci e nje Mikelanxhelo, qe na kane kane ate trashigimi, qe nuk i ze vendin asgje tjeter.

M’u kujtua Migjeni "me grushtin e tij te fuqishem", (por qe ne fakt i mungonte), e qe sipas interpretimit te Vehbi Bales, kritikut dhe autobiografit te tij te pare, prekursonte nje thirrje te "subdue", te fshehur, per revolucion social. Perse a nuk mund te jete keshtu, keni sadopak dyshim ju?! A nuk kane qene te pakte seminaristat me shpirtin e revoltes, qe kane shkruar dekaloget e pare te revolucioneve proletare duke filluar nga Franca deri ne Shqiperi? I shkreti Migjen! Me meshiren e tij kristiane te derdhur me kaq talent, i vinte keq per kedo, e ne vecanti “per padrejtesite shoqerore te nje regjimi antipopullor e satrap si ai i Zogut”. Perse ka ndryshuar ndonje gje sot, nga piktura e talentuar e poetit trecerek shekulli me pare?


Jo te gjithe mund te jene talente, vetem nje pakice si Migjeni, djaloshi i pikur, me fytyren e zbehte, verdhacuke, ne dukje teper i mefshte, e ku hija e tij levizte teper e ndrojtur rrugicave te qytetit te tij, Shkodres. Kush mund t'a imagjinonte qe nen kete trup te holluar nga lengata, rrihte zemra e nje poeti. A thua do te kete lene ndonje para, ne nje nga ato dhomat provokuese e teper intriguese te seksit me driten e zbehte te qirinjve, per te shkruar e per te mesuar per prostitucionin e porsa zbuluar shqiptar? A nuk e kane kaluar te gjithe poetet nje eksperience te tille?! Po edhe jo. Po Migjeni? Shkruan bukur ne lidhje me subjektin, "but who knows", talentet mund te shkruajne per gjithshka, thellesisht edhe bukur, per arsyen e thjeshte se jane talente.

Kam frike te shkruaj per Terezat, ato jane engjellore, ato jane engjej pa krahe, qe Zoti, gjate jetes se tyre tokesore me qellim nuk i dha krahe, qe te jetojne e kontribojne prane njerezve mekatare. Po ato dine ndonje gje rreth seksit? Sigurisht qe po. Por si engjej te talentuar, qe Zoti me deshire e tij i ka privuar nga e drejta per te mekatuar si te gjithe ne te tjeret. Ato duhet te mbeten engjellore. Kjo eshte llogjika e te Madherishmit, llogjike qe i sherben qellimit te madh, por krejt te paarritshem, - te njeriut perfekt.
Madona, - ketu duhet te ndaloj e te drejtoj trupin. Madona eshte bija e revolucionit seksual, atij revolucioni qe i mesoj femrat te hapin gojen per te mos patur ndrojtje te thone opinionin e tyre rreth seksit; si e imagjinojne, si e pelqejne t'a kene, dhe si duhet qe partneret e tyre mashkullore(apo femrore) te permbushin detyren e tyre. Zerat qe pershperisin sot, thone se ishte gabim i madh, biles fatal, te nxirrej Xhini nga shishja. Une per vete, nuk them ashtu, por uroj qe nje femer te mbetet femer; nje nene, nje moter, nje shoqe, nje dashnore, nje grua, jo thjesht nje makine seksi me libidon shtate here me te fuqishme se mashkulli. The Queen of Pop, ka nje ngarkese emocionale muzikore, qe te ben te mos e hedhesh menjane, "you cannot dismiss her lightly".

Tani m'u kujtua dicka, dicka ne dukje pa lidhje. Vite me pare, ndodhte cdo nate nje zallamahi te rradha e qumeshtit, ne oren kater te mengjezit. Ne njeren ane ishte rradha e burrave, ne tjetren rradha e grave. A e dini nga vinte zhurma? Sigurisht, vinte nga rradha e grave. Nje kacafytje me fjale, se kujt i perkiste guri, shishja, qesja, trasta:-"Une jam e para, jo une, jo ti,....", nje diskutim e zenke e pafund dhe e pafrut. Burrat ne heshtje ndiqnin pa bza gallaten e pernateshme midis grave. Ato cdo nate ishin te zhurmeshme. Ate nate, ndodhi dicka jo e zakonte, nje nga grate u cua e ia dha nje te thirrure qe i detyroi te gjithe te heshtnin: "Degjoni gra, ju e dini qe pesemije vjet me pare ishte matriarkati, ne e kishim ne dore, ia kishim bere burrave rrup-sup. Por e dorezuam pushtetin, e ka pesemije vjet qe burrat e kane pushtetin. Tani arrita te kuptoj se perse ia dorezuam pushtetin ne atyre." Edhe sot me mendjen time, vazhdoj t'a shtjelloj kete teme, por tani nga premisat e eksperiences personale te nje burri e nje babai. Pavarsisht pergjigja po menon, akoma kam mbetur habitor e pa nje konkluzion perfundimtar per domethenien e atyre fjaleve.


Po kthehem perseri tek inteligjenca dhe xhepat e saj. Po Froidi, Jungu, Hitleri, Frommi a ishin ato inteligjente, po te talentuar?! Une them se po, ky eshte opinioni im personal. Froidi hapi ndoshta pa dashje shishen e Xhinit ne lidhje me seksin, interpretimin e endrrave, e ne nje fare menyre u be prekursori i revolucionit feminist e seksual te 1968.


No comments:
Post a Comment