Friday, February 8, 2008

Opinion/Kritike


Natyra Njerezore
Altin Topi
Alb-Club Korrik 2000

Te gjitha permbysjet dhe turbullirat sociale kane ndodhur duke patur te vetmen shtyse-utopine e perjeteshme te njerezimit se mund te ndryshojne natyren njerezore. E per kete sipas tyre do te mjaftonte prezantimi e pranimi i nje kulture apo ideologjie te re. Por per sociologjistet e psikologet post-moderne, Aristoteli vazhdon te mbreteroje edhe pas 2000 vjetesh.

Natyra njerezore, jo vetem qe nuk ka ndryshuar aspak keto 2000 vjet, por nuk ka ndryshuar aspak ne 10,000 vjet. Sipas tyre karakteristikat e tiparet a saj nuk jane implantuar nepermjet kulturave, por gjenetikisht nepermjet evolucionit.


Por ndersa "te ushqyerit, te injektuarit social te elementeve e karakteristikave te natyres njerezore" mund te luaje rol ne te, ne fund te fundit, eshte biologjia qe eshte celesi i saj. Pra shprehjet e agresivitetit, xhelozise, smires, zemergjeresise,
tendencat diktatoriale, udheheqese, bamirese, e larmija e emocioneve njerezore, qe ndryshojne nga nje individ apo nga nje grup ne tjetrin, do te jene perngahera me njerezimin e nuk do te ndryshojne pothuajse aspak.

Keshtu qe trajektorja e natyres njerezore mund te parashikohet me shume perafersi - ne vija te trasha - duke konsideruar kufizimet dhe imponimet qe ajo i paraqet cfaredo kulture. Duke reflektuar mbi faktet e shumta, qe kemi mbi sjelljen e parardhesve tane para Homo Sapiens, fqinjeve tane me te aferm gjenetike, e studimeve te pafundme te socio-psikologjise dhe antropologjise, shkencetaret post-moderne jane kthyer tek pika e nisjes, - Aristoteli.

Nder sjelljet e njeriut qe nuk do te ndryshojne ne menyre thelbesore ata rendisin:

1. Tribalizmin, i shprehur ky ne format nga me te ndryshme, e duke e thjeshtuar deri tek tifozlliku per skuadren kombetare te futbollit apo sic eshte krijimi i te ashtuquajturve 'grupe mbeshtetese' - qe folkori anglo-sakson na e ka permbledhur bukur me shprehje "The birds of the same feather, they flock together".

Eshte tendence e perjeteshme qe njerezit te anojne nga grupimet, qe nuk jane gje tjeter vecse shprehje gjenetike e etikes te mbijeteses inplantuar ne natyren tone. Keto lloj grupimesh kane nje numer optimal qe sipas psikologeve te grupimeve te vogla tribaliste, ky optimum eshte numri 7. Kjo ka bere qe ky numer te adaptohet ne formimin e grupeve terroriste, sabotuese, diversioniste, denigruese, - pra ne rastet e "army or death squad", - numri i anetareve te jete kompaktesisht numri 7.

2. Tendenca drejt vendosjes te nje hierarkie, e cila shprehet e realizohet ne forma te ndryshme si: IQ(quotienti i inteligjences) te larte, talenti, erudicion e arsimim, aftesia udheheqese, kultura politike apo e biznesit; apo variantet perverse si agresion fizik, emocional apo ndaj intelektit, etj. Shtrirja e saj perqafon forma te ndryshme organizimi, duke filluar nga shteti, shtypi, partite ideologjike, organizatat socio-kulturore e deri tek nje liste diskutimesh ne internet sic eshte Alb-Club.

Eshte bere e modes te propogandohet ne boten post-moderne se, ne strukturat organizative apo cfaredo grupimesh te njerezve eshte hequr dore nga hierarkia. Por kjo mund te konsiderohet thjesht nje naivitet. Struktura hierarkike nuk mund te asgjesohet kurrsesi. Edhe ne ato grupime te quajtura egalitare, do te verehen menjehere tendenca per te imponuar lidership. Do te dalin elemente qe do te kerkojne te imponojne statusin e tyre te privilegjuar si drejtuesa. Ata do te kerkojne nga anetaret e tjere besnikeri dhe bindje. Kjo mund te verehet edhe ne ato grupime ku me statut eshte garantuar oportunitet dhe te drejta te barabarta. Ideja e hierarkise mbetet nje obsesion teper i rrezikshem vecanerisht ne shoqerite e grupimet post-komuniste, ku tribalizmi eshte i ushqyer nga format primitive hierarkike te trashiguara nga epoka e dinosaurve.

Mbas 'grand deluge' , me zhdukjen e mbreterimit te Tiranosaur Rex-it, pas tronditjes e gjullurdise te fillimit, mbeturinat e elites te mbreterimit te Tiranusaur Rex-it, ka te ngjare t'a kene marre veten e kerkojne perseri te rivendosnin legjimitetin e imponuar me dhune nga 'Big Papa'. Tiranosaur Rex-i ishte tribalisti me i madh, e ai e kishte kuptuar se e vetmja menyre per te mbajtur frenat e pushtetit eshte lufta e hapur prej tribalizmit te institucionalizuar ne shtet e ideologji nga vet ai, kunder nje tribalizmi teper beninj e folklorist, qe ne fakt kishte bere te mundur mbijetesen e nje kombi te tere. Kjo eshte arsyeja, qe shohim te mbijne si kerpudhat pas nje shiu te bute pranveror, dinosauret qe deri tash rrinin urte, e midis tyre mund te verejme Skavengerosauri, Paranoi-skizorosauri, Liliputo-majtistorosauri, Xhelozo-smirzirosauri, Kunder-te-gjitheverosauri, etj.

3. Tendenca drejt perforcimit deri ne obsesion, te shqetesimit te thelle qe kane individe te vecante te bejne te njohur e te vene ne dijeni, audiencen apo grupimin ku ato kane zgjedhur te marrin pjese. te rendesise te vecante qe ka statusi per to apo nevoja per t'i vleresuar e njohur meritat e tyre.

4. Nevoja e respektit ndaj vetes si pjesa me e rendesishme e integritet personal.

6. Nje deshire per nje diapazon te gjere ne respektimit e jetes private, dimensionin personal kohor dhe hapsinor.

No comments: