Tuesday, February 5, 2008

Literature/Gjuhesi


Filozofia dhe Krijuesi
Altin Topi
Alb-Club Tetor 2001

Konvertimi im ne nje njeri qe beson ne Krijuesin, erdhi nje dite te mire me diell, a priori, si pakuptuar, as une vet se di se si. Nuk kishte te bente me leximet e mija, as me ndryshimin e vizionit per jeten, as me ndonje ngjarje ne jeten time personale, as me moden per te perqafuar nje fe ne ditet post-komuniste te Shqiperise. Asnjehere nuk jam lodhur per te gjetur perse-ne apo si-ne. Ndodhi. Vetem se ate dite, morra vesh kuptimin e fjaleve qe me kishte thene gjyshi im nje cerek shekulli me pare. Gjyshi im, ndjese paste, ishte njeri i Zotit, nje eksponent teper i spikatur ne besimin e tij. Tek e shihja te falej ate figure cikllopi, te gjate, e pyesja:- "Cfare po ben, o gjysho? Po bej gjimnastike," - me thoshte. Vetem periudha post-ateiste, me mesoj kuptimin qe i jepte ai gjimnastikes.


Pa u futur ne nje rreth vicioz te gjetjes te domethenies te shembullit te Neil Armstrongut te dhene nga une, mendoj se nuk kam dashur te prek fare menyren se si e konceptonin ata(shkencetaret duke filluar nga lashtesia) Zotin, apo Krijuesin, sic me pelqen t'a perdor une. Ato besonin ne nje Fuqi, Krijues, apo Zot, qe mund te ishte okult, mund te ishte primitiv, mund te kishte fytyren e njeriut, apo mund te ishte thjesht nje ide transformuese apo krijuese, etj.

Tani po turrem drejt e ne teme. Gjeja me e rendesishme ne vendit qe ze Zoti ne sistemin e Dekartit qendron ne rolin e Deitis(Zotit) si garantues te "reliability of human cognition". Sipas Dekartit "humans often go astray in their thinking, but this is because they rashly jump in and give their assets to propositions whose truth is not clear. But provided they use their God-given power of reason correctly, assenting only to what they clearly and distinctly perceive, they can be sure of avoiding error"(Fourth Meditation). Pa u zgjatur dhe u futur ne labirinthin e ciklin kartezian ku e futi veten Dekarti, marredhenia midis botes fizike,sic pershkrohet ne gjuhen objektive te matematikes dhe fizikes, dhe e botes te brendeshme te mendjes, per te cilen secili nga ne ka nje ndjesi te vecante, specifike e teper intime, perfshin veshtiresira qe edhe sot pas kaq shekujsh te vepres te Dekartit, duket shume e larget dita per t'i kapercyer. Por arsyeja, perse gjithe keto probleme vazhdojne edhe sot te na mrekullojne, ne nje fare menyre eshte shprehje e suksesit te modelit te te kuptuarit shkencor te gjithanshem te botes me qender Zotin te dhene dhurate nga Dekarti.

Hume jo rralle eshte konsideruar nje Deist. Deistat nuk mohojne ekzistencen e nje Krijuesi, por nuk pranojne nderhyrjen hyjnore te treguar nga Torah, Bibla apo Kurani, ato preferojne argumentin teleologjik te argumentave "a priori" te besimtareve me te hershem. Cfare ne fakt eshte Hume, mund te perkufizohet me ate qe ne sot e quajme agnostik (agnosticizem). Ne punimin e tij te botuar pas vdekjes "Dialogues Concerning Natural Religion" eshte paraqitur kritika e tij me brilante ne drejtim te argumentave kozmologjike e teleologjike. Ne lidhje me argumentat kozmologjike ai perpiqet te sqaroje se nje seri kauzale (shkaksore) nuk perben asgje, krahasuar kjo, me pjestaret e vet kesaj serie, keshtu pra nese ne kemi shpjeguar origjinen e cdo pjestari, nuk ka mbetur gje tjeter per t'u shpjeguar. Persa i perket argumentit teleologjik, ne nuk kemi arsye per te supozuar qe dikur, ishte nje kohe, kur renditja e gjerave te shpjeguara ne ligjet tona shkencore nuk e karakterizonte Universin. Kanti qe nuk ishte aq radikal sa Hume, pati nje influence me te madhe ne zhvillimet e metejshme. Punimi i tij "Critique of Pure Reason" paraqet nje argumentim dermues ndaj argumentave "ontologjike, kozmologjike dhe teleologjike". Punimet e Humi-t dhe Kant-it shtruan rrugen per Agnosticizmin dhe Teizmin, dhe influencuan thellesisht Kristianizmin dhe Judaizmin, qe ne vetvete rezultoi ne lindjen e Fideizem - besimit ne Zot, - me baze vetem e thjesht besimin(faith). Besimi ne fjalet e John Hick, ne fund fare, qendron mbi bazen e nje eksperience relixhioze (fetare), dhe nuk eshte produkt i nje arsyetimi filozofik. Kierkegaard, shkoi me tej duke thene se ata qe perpiqen te provojne(te kerkojne prova mbi) ekzistencen e Zotit jane armiq te besimit te vertete. Me tej ai thote qe besimi kerkon sakrifica dhe paraqet rreziqe, por nuk ka rreziqe nese ekzistenca e Zotit ose pavdekshmeria, jeta e pertejshme (immortality) jane vendosur ne themele solide te tilla si teoremat matematike dhe ligjet shkencore. Hume suggests that, "it is absurd to attempt to demonstrate the Existence of God a priori, since the issue is a matter of fact. We can infer only those characteristics which are precisely necessary to produce the features we find in the world, and the only license we can use in our inference comes from regularities which we have observed".

Ishte Hume ateist? Absolutisht qe JO. A e mohonte Hume ekzistencen e nje Fuqie, te nje Krijuesi? Sigurisht qe Jo. Sipas tij, Nevoja, ne baze te kuptimit qe ajo merret ketu ne Toke, kurre nuk eshte mohuar, dhe kurre nuk mund te mohohet, nga asnje filozof. Por Hume mohon dicka, Nevojen si te keqperceptuar. Ai thote qe truri i njeriut ka nje tendence per te shtrire veten ne objektet jashte tij, ne jemi te predispozuar nepermjet trurit tone te ndjejme lidhje, qe jane vetem ne mendjen tone, dhe jo si karakteristika reale te objekteve jashte nesh. Ky eshte gabim sipas Hume; ky eshte nje gabim qe behet shpesh nga racionalistat, te cilet besojne ne nje lidhje te kapshme nga inteligjenca jone midis shkakut dhe efektit. Ky paragraf shpreh ne koncentrat absurditetin e jetes te shprehur nga eseja e shkurter e Z. Ipare; absurditet, nevoje, pazgjidhshmeri, rreth vicioz, pastaj "let try evil". What about godness? Is anything wrong with that?

Epistomologjia eshte hulumtimi i: "sa te sakta, te bazuara, te drejta jane besimet (bindjet) qe kemi ne". Si pergjithesim, ne fillojme nga ato qe ne mund t'i quajme eksperienca, njohuri konjitive. Ketu perfshihen besimet(bindjet) dhe ate c'ka ne a marrim si te qene, - njohurite, dijet; te dimensionuar ndryshe ketu perfshihet qendrimet tona karshi strategjive dhe metodave te ndryshme qe perdorim ne per te krijuar besime (bindje) te reja e per te filtruar ato te vjetrat, si edhe produktet e strategjive e metodave te perdorura. Epistomologjia e prezantuar ne kete menyre, qartesisht shfaqet si Normative(Si? dhe jo Pse?); merret me ate nese ne kemi vepruar mire apo keq(ne menyre te pergjegjeshme ose te papergjegjeshme) ne krijimin e besimeve(bindjeve) qe kemi.

Ne ndjekje te ketij hulumtimi, sigurisht qe, ne nuk pyesim vetem rreth bindjeve e strategjive qe ne e gjejme veten ne fillimet tona. Ne pyesim nese do te ishte mire qe te shikonim per te tjera, te pasuronim veten me te tjera bindje e strategji te reja per ne, pra me nje aparat te ri, ose na mjaftonin ato qe kishim si fillim pa shtuar gje tjeter. Pra shpresa e epistomologjise eshte qe ne perfundim, ne fund fare, te kesh kontabilitet te plote, nje pamje te plote se *Si ?* duhet te sillet nje agjent konjitiv i pergjegjshem, duke na dhene ate sigurine e nevojshme qe rezultati jone ne fund fare, nuk do jete shume larg atij qe pritej, pra ideales.

No comments: